Sociale 2025-08-20 07:58:00 Nga VNA

Bizneset shqiptare përdorin inteligjencën Artificiale më shumë se Rajoni dhe BE-ja

Ndaje në Whatsapp
Bizneset shqiptare përdorin inteligjencën Artificiale më

Megjithëse Shqipëria ka hendek teknologjik në krahasim me Rajonin dhe vendet BE, bizneset tona janë duke e përdorur inteligjencën Artificiale (IA) me shumë se ato të rajonit në Ballkanin Perëndimor, madje më shumë se BE-ja.

Sipas raportit të fundit “Western Balkans Digital Economy and Society index 2024” nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, bizneset shqiptare kryesojnë Ballkanin Perëndimor për përdorimin e inteligjencës artificiale (IA) dhe teknologjive të avancuara. Të dhënat tregojnë se në vitin 2023, 12% e ndërmarrjeve shqiptare përdorin përdoren IA-në, nivel ky mbi dyfishin e mesatares rajonale prej vetëm 5% dhe mbi nivelin mesatar të Bashkimit Europian, që arrin në 7%.

Përveç IA-së, bizneset shqiptare përdoren gjerësisht teknologji të tjera. Psh përdorimi i analizës së të dhënave përfshiu 33% të ndërmarrjeve, duke e vendosur Shqipërinë mbi mesataren e rajonit 31% dhe në nivel të krahasueshëm me BE-në, 32%. Edhe e-faturimi është i konsoliduar, me 54% të bizneseve që e përdorin, krahasuar me 41% në rajon dhe 38% në BE.

Shqipëria kryeson gjithashtu me përqindjen të lartë të kompanive që përdorin rrjetet sociale dhe mjete të tjera të komunikimit digjital sesa vendet fqinje. Megjithatë, raporti i KBR-së thekson se rritja e përdorimit të teknologjive të avancuara nuk po shoqërohet gjithmonë me aftësi të mjaftueshme digjitale të fuqisë punëtore, çka mund të kufizojë përfitimet afatgjata.

Bizneset shqiptare janë më të prirura të përdorin teknologjinë për të shmangur kostot që po vijnë nga mungesa e fuqisë punëtore në vend. Anketat rajonale kanë treguar se bizneset shqiptare janë më të shqetësuarat për mungesën stafeve në të gjitha nivelet.

Në vitin 2023, vetëm 43% e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM-të) në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor arritën një nivel bazik të intensitetit digjital, krahasuar me 58% në BE.

Angazhimi online përmes mediave sociale po përmirësohet gradualisht. Në vitin 2023, 26% e ndërmarrjeve në Rajon përdorën dy ose më shumë lloje platformash të mediave sociale, pak më poshtë mesatares së BE-së prej 31%. Përdorimi i teknologjive të avancuara digjitale gjithashtu tregon përparim në vitin 2023.

Përdorimi i cloud computing u rrit në 26%, megjithatë mbetet pas mesatares së BE-së prej 38%. Adoptimi i analizës së të dhënave u rrit ndjeshëm në 31%, duke ngushtuar pothuajse diferencën me BE-në, nga vetëm 6% në vitin 2020. Rreth 5% e ndërmarrjeve të Rajon raportuan përdorimin e inteligjencës artificiale në 2023, krahasuar me 7% në BE./ Monitor

Video

Papa Leo XIV zhvilloi një takim miqësor në Sheshin e Shën Pjetrit, ku priti ekipin e basketbollit Harlem Globetrotters. Gjatë takimit, atmosfera ishte e çlirët dhe simbolike, duke theksuar rolin e sportit si një mjet për afrimin e kulturave dhe promovimin e mesazheve pozitive.

Gazetari Mohammed Washah është vrarë në Gaza si pasojë e një sulmi ajror izraelit që goditi automjetin e tij. Al Jazeera konfirmoi vdekjen, ndërsa autoritetet izraelite nuk kanë dhënë ende detaje të plota mbi incidentin. Më herët, Izraeli kishte ngritur akuza ndaj gazetarit për lidhje të dyshuara, të cilat janë mohuar.

Ti nuk numëron veten, se po ta numëroje do ishin 13 milion. Hy e dil.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hitaj, takim me kreun e SPAK, Klodian Braho.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news