Sociale 2026-02-13 20:14:00 Nga VNA

Betonizon natyrën: Organizata mjedisore kundër resortit në Baks-Rrjoll

Ndaje në Whatsapp

Organizata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Natyrës në Shqipëri, PPNEA shprehet kundër ndërtimit të resortit “Blue Borgo”, të planifikuar në Baks–Rrjoll, brenda Peizazhit të Mbrojtur Bunë–Velipojë.

Ndërtimi i një resorti turistik nga kompania “Gener 2” në fshatin Baks-Rrjoll në Velipojë, u kundërshtuar të enjten nga organizata më vjetër medisore në vend, PPNEA, e cila nëpërmjet një deklarata u shpreh se projekti rrezikon të betonizojë një zonë të mbrojtur me rëndësi ndërkombëtare.

Betonizon natyrën: Organizata mjedisore kundër resortit në

“Kjo nuk është një zonë e zakonshme zhvillimi. Lumi i Bunës – Velipojë është Zonë e Mbrojtur me ligj dhe njëkohësisht Ligatinë me Rëndësi Ndërkombëtare (Ramsar), zona më e madhe e kësaj konvente në Shqipëri,” tha PPNEA.

“Ky kompleks ligatinor është ndër më të pasurit dhe më të rëndësishmit në rajonin e Adriatikut për biodiversitetin dhe për ruajtjen e integritetit ekologjik të ekosistemeve bregdetare,” shtoi organizata.

Projekti “Blue Borgo”, që tashmë ka filluar punimet, konsiston në një resort turistik me 33 struktura akomodimi me nga 3 deri në 10 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë.

Ky resort është planifikuar të ndërtohet brenda një harku kohor prej 60 muajsh nga kompania Gener 2, me statusin e investitorit strategjik. Projekti është kundërshtuar me forcë nga banorët vendas, të cilët protestojnë se pronat e tyre janë tjetërsuar nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve.

Ndërkohë, kompania zhvilluese e projektit deklaron se ndjekur të gjithë hapat ligjorë për marrjen e lejes së ndërtimit dhe zhvillimin e zonës.

Sipas organizatës mjedisore, në këtë zonë strehohen qindra shpendë shtegtarë, përfshirë lloje të rrezikuara globalisht, duna bregdetare të paprekura, laguna, habitate të rralla dhe korridore ekologjike jetike për peshqit dhe gjitarët e egër.

“Çdo vit, shpendë dimërues gjejnë strehë në këtë ekosistem unik, duke e bërë këtë zonë një thesar natyror kombëtar dhe evropian,” theksoi ajo, ndërsa shtoi se zhvillimi i qëndrueshëm nuk mund të ndërtohet duke dobësuar statusin e mbrojtjes së një zone me vlera kaq të jashtëzakonshme natyrore.

“Mbrojtja e saj është një detyrim ligjor, kombëtar dhe ndërkombëtar,” përfundoi organizata./Reporter.al 

Video

Presidenti amerikan Donald Trump priti të enjten në Zyrën Ovale një grup pastorësh ungjillorë dhe klerikësh të krishterë. Në një video të publikuar në rrjetet sociale nga një ndihmës i tij, Trump shihet i ulur me sytë mbyllur ndërsa pastorët, luten për të dhe për ushtarët amerikanë “në këto kohë sfiduese”.

Ç’të jetë kjo “pik pik pik” që prek Borën dhe gratë e PS?

Video-animacion i publikuar nga ushtria izraelite që tregon bunkerin nëntokësor të Ali Khameneit, i ndërtuar nën kompleksin e udhëheqjes iraniane në Teheran, i cili sipas Izraelit u godit dhe u çmontua gjatë një sulmi ushtarak.

Një re e madhe tymi u pa duke u ngritur mbi horizontin e Riadit, mes konfliktit të vazhdueshëm në rajonin e Gjirit, të enjten, më 5 mars. Pamjet e filmuara nga një banor që po udhëtonte me makinë në një autostradë në kryeqytetin e Arabia Saudite tregojnë një re të errët tymi që ngrihet mbi një ndërtesë aty pranë të enjten. Arabia Saudite ka deklaruar se ka kapur tre raketa balistike të lëshuara drejt një baze ajrore, ndërsa Irani ka intensifikuar sulmet në të gjithë rajonin e Gjirit. “Tre raketa balistike të lëshuara drejt Prince Sultan Air Base u kapën dhe u shkatërruan”, njoftoi ministria saudite e Mbrojtjes në X. Marrë nga TRT Balkan

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news