Sociale 2025-10-20 18:11:00 Nga VNA

Aktivistët e shoqërisë civile në protestë tek Ministria e Shëndetësisë për mungesën e ilaçeve për të sëmurët me kancer

Ndaje në Whatsapp
Aktivistët e shoqërisë civile në protestë tek Ministria

Një grup aktivistësh të shoqërisë civile dhe qytetarësh po organizojnë një protestë përpara Ministrisë së Shëndetësisë, me moton “Ky nuk është më tetor rozë, ky është tetor në zi”, për të denoncuar mungesën e barnave antikancerogjene, keqmenaxhimin në sistemin shëndetësor dhe neglizhencën shtetërore ndaj pacienteve me kancer.

Në thirrjen publike të shpërndarë sot, organizatorët pyesin me tone të forta:

“A do të vazhdojmë të veshim fjongo rozë ndërsa gratë vdesin në korridoret e spitaleve publike? A do të lejojmë që jeta e nënave, motrave dhe vajzave tona të matet me donacione dhe jo me përgjegjësi shtetërore?”

Aktivistët e quajnë situatën në Onkologjik një “katastrofë humane” dhe theksojnë se shëndeti nuk është luks, por e drejtë bazë njerëzore. Ata u referohen të dhënave të Kontrollit të Lartë të Shtetit (shtator 2025), sipas të cilave:
• ka mungesa të rënda në furnizimin me ilaçe, edhe në rastet urgjente;
• në spitale gjenden flakonë të skaduar;
• mungojnë pajisje për përgatitjen e barnave citostatike, çka rrezikon jetën e pacientëve;
• 46% e barnave antitumorale të miratuara nuk janë importuar;
• dhe disa barna thelbësore, si Actinomycin D, sigurohen vetëm përmes donacioneve.

“Në Shqipëri, jeta e pacientëve me kancer varet nga ndihmat, jo nga shteti,” – thuhet në deklaratën e tyre, ku përmendet edhe puna e gazetarëve investigativë, si Osman Stafa, që kanë dokumentuar ndër vite mungesat, abuzimet dhe shpërdorimet në sektorin onkologjik.

Sipas organizatorëve, kjo protestë nuk ka ngjyrime politike, por është një thirrje për drejtësi, llogaridhënie dhe garantimin e të drejtës për jetë.
Ata paralajmërojnë se nuk do të ndalen “derisa të mbarojë epoka e justifikimeve dhe të nisë epoka e përgjegjësisë.”

Video

Përfundon mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste Takimi vjen në kuadër të nismës “Punët për Shqipërinë” dhe kishte në fokus rienergjizimin dhe procesin zgjedhor në forumet drejtuese.

Monika Kryemadhi doli nga SPAK duke kërcyer, pasi firmosi para një oficeri të BKH-së për masën e detyrimit për paraqitje. "Si i kanë vënë, që kur të dalin që këtej politikanët të thonë i kemi vënë në hekura”, tha Kryemadhi, teksa dilte nga dera me hekura e instaluar në hyrje të godinës prej xhami. Kryemadhi po gjykohet bashkë me ish-bashkëshortin, ish-presidentin Ilir Meta për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.

Dallëndyshe Bici del nga SPAK pas dëshmisë. Hesht para mediave.

Ish-drejtoresha e Kadastrës Dallendyshe Bici në SPAK. Detajet në përditësim

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news