Sociale 2025-10-20 07:29:00 Nga VNA

Raporti i INSTAT: 70% e bashkive me shtesë natyrore negative, ja si renditen

Ndaje në Whatsapp
Raporti i INSTAT: 70% e bashkive me shtesë natyrore negative, ja si

43 bashki, nga 61 që janë në total kishin shtesë natyrore negative në vitin 2023, pasi në secilën prej tyre kishin vdekur më shumë persona se sa kishin lindur, raportoi INSTAT. 

Numri i bashkive në këtë grup është zgjeruar më tej në vitin 2024 për shkak të rënies së lindjeve në shkallë kombëtare, por ende nuk ka të dhëna të detajuara.

Më së shumti bashkitë në Jug të vendit kanë shtesë natyrore negative për shkak së plakja e popullsisë po prodhon më shumë mortalitet.

Sipas të dhënave të INSTAT, Korça shënon rënien më të thellë, me -394 banorë, ndjekur nga Vlora -182, Shkodra -152 dhe Kuçova -146. Arsyet lidhen me plakjen e popullsisë, emigracionin e lartë dhe uljen e lindshmërisë, veçanërisht në qendrat urbane të jugut dhe veriut të vendit që dikur kishin baza të forta të industrisë.

Rënie të vazhdueshme regjistruan edhe bashkitë si Fieri -128, Lushnja -124, Maliqi -101, Pogradeci -85 dhe e Gjirokastra -74, që dikur ishin zona me dendësi popullsie.

Në anën tjetër disa bashki të vogla si Klosi (+4), Divjaka (+9), Saranda (+22) apo Bulqiza (+47) treguan stabilitet ose rritje të lehtë, duke reflektuar ndikimin e turizmit dhe normave tradicionale.

Në anën tjetër, Tirana qëndron në krye me një shtesë natyrore pozitive prej 2,880 banorësh në vitin 2023, duke qenë e vetmja bashki me rritje të madhe demografike.

Kjo tregon përqendrimin e lindjeve dhe migrimin e brendshëm drejt kryeqytetit, që mbetet epiqendra e ekonomisë, arsimit dhe punësimit në vend.

Pas saj renditen Kamza me shtesë natyrore +640, Durrësi +386, Kruja +231 dhe Kukësi +221, që shënojnë rritje të moderuar edhe për shkak të ruajtjes së traditës për familje të mëdha.

Shtesa natyrore e popullsisë në Shqipëri mbetet thellësisht negative në shumicën e territorit. Rritja e Tiranës dhe disa bashkive përreth saj po ndodh paralelisht me shpopullimin e pjesës tjetër të vendit, duke sinjalizuar një përqendrim gjithnjë e më të madh të burimeve njerëzore dhe ekonomike në pak qendra urbane.

Në 10 bashki në 7 prej tyre popullsia po tkurret për shkak të plakjes dhe lindshmërisë së ulët. Shkaku kryesor është emigracioni i të rinjve, që largon grup-moshat riprodhuese nga zonat rurale dhe qytetet e vogla.

Nga ana tjetër plakja e popullsisë rrit numrin e vdekjeve dhe ul lindjet. Kushtet ekonomike dhe mungesa e shërbimeve, që nxisin çiftet të kenë më pak fëmijë ose të zhvendosen drejt Tiranës e disa qyteteve të mëdha.

Në afat të gjatë, ky proces sjell pasoja serioze, si mbylljen e shkollave, mungesë të fuqisë punëtore, rënie të konsumit lokal dhe vështirësi për të ofruar shërbime publike./ Monitor

 

Video

Përfundon mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste Takimi vjen në kuadër të nismës “Punët për Shqipërinë” dhe kishte në fokus rienergjizimin dhe procesin zgjedhor në forumet drejtuese.

Monika Kryemadhi doli nga SPAK duke kërcyer, pasi firmosi para një oficeri të BKH-së për masën e detyrimit për paraqitje. "Si i kanë vënë, që kur të dalin që këtej politikanët të thonë i kemi vënë në hekura”, tha Kryemadhi, teksa dilte nga dera me hekura e instaluar në hyrje të godinës prej xhami. Kryemadhi po gjykohet bashkë me ish-bashkëshortin, ish-presidentin Ilir Meta për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.

Dallëndyshe Bici del nga SPAK pas dëshmisë. Hesht para mediave.

Ish-drejtoresha e Kadastrës Dallendyshe Bici në SPAK. Detajet në përditësim

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news