Sociale 2025-10-21 10:14:34 Nga VNA

9-mujori, buxheti në suficit të “padëshiruar” për të tretin vit radhazi, pasojat

Ndaje në Whatsapp
9-mujori, buxheti në suficit të “padëshiruar”

Në 9-mujorin 2025 buxheti i shtetit rezultoi me suficit prej 47 miliardë lekësh për të tretin vit radhazi. Gati gjysma e suficitit, një shumë prej 23.3 miliardë lekësh, erdhi nga mosrealizimi i shpenzimeve publike.

Kjo do të thotë se buxheti i shtetit po grumbullon të ardhura më shumë se programi, ndërkohë që shpenzimet po performojnë më pak se plani.

Megjithëse qeveria ka ndryshuar dy herë me akt normativ, rishpërndarja nuk ka mundur të rialokojë fondet në mënyrë që të mos ketë teprica.

Nga ana tjetër, bujqësia, sektori më i madh në ekonomi, po vuan nga mungesa e subvencioneve, të cilat janë të domosdoshme për të transformuar standardet që kërkon integrimi në BE.

Në tri vitet e fundit (2023–2025), buxheti i shtetit ka kaluar nga deficit në suficit, pra tepricë të të ardhurave ndaj shpenzimeve.

Pas një periudhe të gjatë me deficit të qëndrueshëm, sidomos në vitet 2020 dhe 2021, kur pandemia dhe masat fiskale shtetërore rritën ndjeshëm shpenzimet, situata fillon të përmirësohet në vitin 2022, kur për herë të parë pas disa vitesh regjistrohet suficit. Ky trend vijon të forcohet në 2023 dhe arrin kulmin në 2024, kur të ardhurat tejkalojnë shpenzimet me mbi 68 miliardë lekë. Në vitin 2025, suficiti ruhet në nivele të larta, rreth 47 miliardë lekë, duke dëshmuar për një konsolidim të qëndrueshëm fiskal.

Sipas zërave, shpenzimet korrente, që përfshijnë kostot e funksionimit të administratës dhe shërbimeve publike, u realizuan në 471.2 miliardë lekë, me një mosrealizim prej -13.6 miliardë lekësh ndaj planit. Shpenzimet për personelin mbetën 1.5 miliardë lekë më poshtë se plani.

Interesat për borxhin publik u ulën me 7.6% krahasuar me planin, falë kursimeve në shërbimin e borxhit të huaj.

Shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes patën një realizim pak më të lartë se plani (+1.8%) dhe u rritën ndjeshëm me 17.1% krahasuar me 2024, duke treguar zgjerim të kostove administrative dhe të funksionimit të institucioneve.

Subvencionet ranë lehtë me -6.5% ndaj planit.

Shpenzimet për fondet speciale (pensione, sigurime shoqërore dhe shëndetësore) u realizuan në 190.9 miliardë lekë, ose 1.5 miliardë më pak se plani. Gjithashtu, shpenzimet nga buxheti vendor ishin 9.1% më pak se plani.

Vihet re ulje e ndihmës ekonomike dhe e pagesave të papunësisë, përkatësisht me -10% dhe -5.7% në raport me planin.

Gjithashtu, investimet publike u realizuan në 56.7 miliardë lekë, me 9.9 miliardë lekë më pak se plani (-14.9%). Investimet e financuara nga burime të brendshme u ulën me 7.6 miliardë lekë nga plani, ndërsa ato me financim të huaj patën një mos-përmbushje më të madhe, -5.7 miliardë lekë.

Suficiti tregon stabilitet fiskal afatshkurtër, por nëse vjen nga shpenzime të parealizuara, ai tregon se projekte të rëndësishme publike janë vonuar ose nuk janë realizuar në kohë, duke shtyrë në kohë përfitimet për qytetarët dhe ekonominë./ Monitor

Video

Ish-drejtoresha e Kadastrës Dallendyshe Bici në SPAK. Detajet në përditësim

Kryeministri Rama mbledh grupin parlamentar në Kryesinë e Kuvendit. Mbledhja është thirrur për në orën 09:30.

Ardian Kalia, avokati i Belinda Ballukut mbërrin në Apelin e Posaçëm ku do të shqyrtohet ankimimi kundër masës së sigurisë “pezullim nga detyra”.

Një kamerë në makinë (dashcam) ka regjistruar momentin kur një avion i vogël u ul në një autostradë në Pensilvani, SHBA. Në video shihet avioni që shfaqet papritur nga qielli dhe ulet në korsinë anësore ndërsa makinat vazhdojnë të lëvizin. Drejtuesja e makinës, Emily Rivera, tha se ishte e habitur nga skena, por edhe nga mënyra se sa mirë piloti arriti të ulej. Sipas autoriteteve, në avion ndodheshin piloti dhe një pasagjer dhe askush nuk u lëndua.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news