Sociale 2026-01-26 11:53:00 Nga VNA

1.4 mld euro në vit, shtetet nga emigrantët dërgojnë më shumë para, surprizë Anglia, Gjermania, SHBA

Ndaje në Whatsapp
1.4 mld euro në vit, shtetet nga emigrantët dërgojnë më

Në vitin 2024, emigrantët dërguan në Shqipëri 1.4 miliardë euro, sipas të dhënave që janë publikuar nga Eurostat, i cili mat Transfertat personale janë kryesisht paratë që emigrantët dërgojnë te familjet e tyre, zakonisht pa kundërshpërblim.

Shuma e deklaruar nga Eurostat është më e lartë se ajo që raportohet nga Banka e Shqipërisë, sipas të cilës transfertat e emigrantëve në 2024-n ishin rreth 1 miliard euro.

Eurostat publikon dhe transfertat e ndara sipas shteteve.

Tradicionalisht Italia dhe Greqia kanë qenë shtetet që kishin dërgesat më të larta për shkak të numrit të lartë të emigrantëve që ikën në fillim të viteve ’90 dhe vijuan të iknin për shkak të afërsisë gjeografike.

Por, të dhënat e 2024-s, tregojnë se gjeografia e remitancave ka ndryshuar pjesërisht, duke e zhvendosur Greqinë, në favor të destinacioneve të reja të emigracionit, si Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania.

Italia vijon të kryesojë fronin, me emigrantët që jetojnë në këtë vend, që kanë dërguar 370 milionë euro në 2024-n, ose 25.7% të totalit të dërgesave.

Në vend të dytë është ngjitur Mbretëria e Bashkuar, nga e cila janë dërguar 243 milionë euro në 2024-n. Ky vend ka pritur shumë shqiptarë gjatë viteve të fundit, duke u kthyer madje në një shqetësim për qeverinë britanike, për shkak të fluksit të lartë të hyrjeve të emigrantëve të paligjshëm.

Një numër i lartë shqiptarësh raportohet që punojnë në shtëpitë e barit, çka sjell të ardhura të shpejta e të larta, që po reflektohet dhe në transfertat që ata po bëjnë drejt të afërmve të tyre në Shqipëri.

Në vend të tretë renditet Gjermania, nga e cila janë dërguar në Shqipëri transferta me vlerë 231 milionë euro. Gjermania ka qenë vitet e fundit destinacion i preferuar për shumë profesionistë, si mjekë, infermierë, specialistë të teknologjisë së informacionit, që marrin paga relativisht të larta, duke mundësuar që të ndihmojnë të afërmit që kanë lënë pas.

Greqia, që ka një numër të lartë shqiptarësh që jetojnë e punojnë aty, është vetëm e katërta, me 202 milionë euro edhe për faktin që ky shtet ka lidhje tokësore, që mundëson transferimin e parave cash.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendi i mundësive ku shumë shqiptarë tentojnë të ikin përmes lotarive, apo rrugëve të ndryshme, renditet në vend të pestë, me 159 milionë euro që ata kanë dërguar në 2024-n.

Franca, ndonëse është e para për kërkesat për azil, nuk duket se ofron shumë mundës për punësim e të ardhura, teksa dërgesat në 2024-n ishin 38 milionë euro.

Pas saj renditet Irlanda, një shtet në veri të Europës ku duket se kanë gjetur punë shumë shqiptarë, që dërguan gati 24 milionë euro si transferta personale në vendin mëmë në 2024.

Renditjen e vijojnë Kanadaja me gati 20 milionë euro, Zvicra me 19.3 milionë ero, Belgjika me 15.1 mln euro dhe Austria me 11 milionë euro.

Nga shtetet e tjera transfertat personale janë më të ulëta se 10 mln euro (shih grafikun). Shtetasit shqiptarë kanë “depërtuar” deri në qendrat offshore financiare, ndonëse dërgesat mbeten minimale, në 1.4 milionë euro në vit.

Eurostat raportoi se rreth 2.1 miliardë euro janë dërguar në Shqipëri gjatë vitit 2024 nga transfertat personale dhe kompensimi i punonjësve, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat. Rreth 68% e kësaj shume ishin transfertat personale, apo dërgesat nga emigrantët.

Pjesa tjetër, rreth 32%, ose 663 milionë euro janë nga transfertat personale dhe kompensimi i punonjësve.

Nga Greqia në Irlandë, e vendet arabe, shqiptarët që punojnë jashtë fituan 663 mln euro në 2024. /Monitor

Video

“Pietà du Kosovo” Skulptori francez Pascal Convert rikrijon kryeveprën e Pietà të Michelangelos, nga fotografia ikonike e vajtimit të Nasim Elshanit, të vrarë nga serbët, në vitin 1990. Fotografia është realizuar nga fotografi Georges Mérillon, dhe ka fituar çmimin World Press si fotografia më e mirë e vitit 1990. VideoCredits: FM IMAGES ALBANIA

Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, duke shkaktuar bllokim të përkohshëm të qarkullimit rrugor. Makina ka marrë flakë gjatë lëvizjes dhe brenda pak minutash është përfshirë totalisht nga zjarri. Menjëherë janë njoftuar shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë mbërritur në vendngjarje.

Disa të vërteta thuhen por nuk dëgjohen…

Grupimi Qytetar kundër Projektit TID Durrës ka zhvilluar këtë të enjte protestën e radhës para bashkisë. Familjet që preken nga prishjet e banesave dhe bizneseve në zonën historike të qytetit kanë kërkuar sot nga institucioni i qeverisjes vendore, që të ulet në tryezë bashkëbisedimi me ta. Banorët janë kundër atyre që ata i konsiderojnë tentativa të bashkisë për t’u gjetur sistemime në banesa sociale. https://www.vna.al/kronika/banoret-e-durresit-protestojne-kunder-projektit-tid-i19707

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news