Sociale 2026-08-07 17:44:00 Nga VNA

Shqipëria ndër vendet e fundit në Europë për kërkimin shkencor, vetëm 34.4 euro për banor

Ndaje në Whatsapp

Shqipëria ndër vendet e fundit në Europë për

Shqipëria parashikoi 81.4 milionë euro fonde buxhetore për kërkim dhe zhvillim në vitin 2025, ekuivalente me vetëm 34.4 euro për banor, sipas të dhënave më të fundit të Eurostat. Në Bashkimin Evropian, financimi arriti mesatarisht në 288.9 euro për banor, duke e vendosur Shqipërinë në vetëm rreth 12% të nivelit mesatar të BE-së. Me fjalë të tjera, për çdo banor, vendet e BE-së alokojnë mesatarisht rreth 8.4 herë më shumë fonde publike për kërkim dhe zhvillim se Shqipëria.

Të dhënat provizore të Eurostat  tregojnë se fondet buxhetore të Shqipërisë për kërkim dhe zhvillim arritën në 81.40 milionë euro në 2025.

Edhe krahasimi me disa vende të rajonit tregon një diferencë të konsiderueshme. Serbia alokoi 55.2 euro për banor për kërkim dhe zhvillim në 2025, rreth 21 euro më shumë se Shqipëria, ndërsa Turqia arriti në 61.5 euro për banor. Shqipëria, nga ana tjetër, rezulton mbi Moldavinë me 14.1 euro për banor. Mali i Zi figuron me 3 euro për banor, por Eurostat sqaron se për këtë vend të dhënat e vitit 2025 nuk janë të disponueshme dhe është përdorur viti më i afërt.

Hendeku bëhet edhe më i dukshëm përballë ekonomive që investojnë më shumë. Brenda BE-së, Luksemburgu kryeson me 917.2 euro për banor, i ndjekur nga Danimarka me 627.1 euro, Gjermania me 553.5 euro, Austria me 527.4 euro dhe Holanda me 513.4 euro. Megjithatë, Shqipëria nuk është në fund të tabelës evropiane: Rumania, vendi me nivelin më të ulët brenda BE-së, kishte 18.8 euro për banor në 2025.

Në të gjithë Bashkimin Evropian, alokimet buxhetore për kërkim dhe zhvillim arritën në rreth 130.2 miliardë euro në vitin 2025, nga 81.1 miliardë euro në 2015, me një rritje prej 60.5% gjatë dekadës. Për banor, mesatarja u rrit nga 183.2 euro në 2015 në 288.9 euro në 2025, ose me 57.7%. Në raport me ekonominë, financimi publik i kërkimit dhe zhvillimit në BE ishte sa 0.69% e PBB-së në 2025.

Treguesi i Eurostat, GBARD, nuk duhet interpretuar si shpenzim faktik i realizuar. Ai mat fondet e parashikuara në buxhetet e qeverive për kërkim dhe zhvillim, përfshirë financimin publik të aktiviteteve të kryera në institucionet shtetërore, universitete, biznese dhe organizata jofitimprurëse. Eurostat sqaron shprehimisht se këto statistika u referohen alokimeve buxhetore dhe jo shpenzimeve faktike të kryera.

Për Shqipërinë, të dhënat e vitit 2025 tregojnë se diferenca me standardin evropian mbetet e thellë: 34.4 euro për banor kundrejt 288.9 eurove në BE, ose rreth 88% më pak se mesatarja evropiane. /ekofin.al

Video

Një video virale nga jugut i Japonisë tregon stafin mjekësor i Spitalit të Kumamotos duke mbrojtur me trup pacientin dhe pajisjet gjatë tërmetit të fuqishëm. Pavarësisht lëkundjeve të forta, ekipi ruajti qetësinë dhe arriti ta përfundojë me sukses ndërhyrjen kirurgjikale. Spitali konfirmoi se pacienti është jashtë rrezikut për jetën. Reagimi profesional i mjekëve ka marrë vlerësime të shumta në rrjetet sociale për përkushtimin e treguar në kushte emergjence.

Një fluturim rutinë i kompanisë Jet2 drejt Mbretërisë së Bashkuar u kthye në kaos pasi dy pasagjerë u përleshën me grushte në korridorin e avionit. Stafi i kabinës, me ndihmën e disa udhëtarëve, ndërhyri menjëherë dhe arriti t'i ndante personat. Për shkak të rrezikut për sigurinë, piloti kreu një ulje të paplanifikuar në aeroportin më të afërt, ku policia arrestoi menjëherë dy agresorët. Kompania ajrore ka paralajmëruar se do të marrë masa të ashpra ndaj tyre, përfshirë ndalimin e përhershëm për të udhëtuar me këtë linjë.

Kur pa të zonjën të shtrirë në rrugë pas aksidentit, qenushi vetëm 6 muajsh nuk u largua. Ai vrapoi drejt shtëpisë, gjeti bashkëshortin e saj dhe me lehje e tërheqje nga rrobat e bindi ta ndiqte deri në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur që gruaja të merrte ndihmë në kohë. Historia ka bërë xhiron e rrjetit. Lexoni lajmin e plotë në linkun në koment⬇️

Në Gjykatën e Tiranës do të caktohet masa e sigurisë për shtetasen turke Juldie Yazici, e cila u arrestua më 5 gusht nga policia në Rinas. Shtetasja turke rezulton e dënuar me 4 vite e 2 muaj burg nga Gjykata e Stambollit për veprat “Dhënia e ndihmës logjistike për organizatë terroriste” dhe “Pjesëmarrja në grupe terroriste”. Julide Yazici u ndalua me qëllim ekstradimin drejt Turqisë. Në gjykatë është paraqitur një avokat shqiptar, si dhe një avokat turk. Ky i fundit ka njoftuar edhe ambasadën franceze, për shkak se gruaja ka leje qëndrimi në Francë. Në mediat turke thuhet se mësuesja ka marrë pjesë në protestat kundër Presidentit Erdogan.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news