Sociale 2026-08-07 07:49:32 Nga VNA

Shqipëria, në fund të Europës për trajtimin e ujërave të ndotura, mbulohet vetëm 12.6% e popullsisë

Ndaje në Whatsapp
Shqipëria, në fund të Europës për trajtimin e

Shqipëria ka një nga nivelet më të ulëta në Europë për lidhjen e popullsisë me sistemet e trajtimit të ujërave të ndotura.

Në vitin 2024, vetëm 12.6% e popullsisë rezultonte e lidhur me impiante që ofrojnë të paktën trajtim dytësor të ujërave të ndotura, sipas të dhënave të Eurostat. Treguesi mat pjesën e popullsisë së lidhur me sisteme ku ujërat e ndotura i nënshtrohen të paktën trajtimit biologjik, përpara se të shkarkohen në mjedis.

Të dhënat tregojnë gjithashtu një përkeqësim të fortë të treguesit në vitet e fundit. Përqindja për Shqipërinë ishte 33.6% në vitin 2018, ra në 30.9% në vitin 2020 dhe më pas zbriti në 12.6 % në vitin 2024.

Krahasuar me vitin 2018, pjesa e popullsisë së mbuluar nga trajtimi i ujërave të ndotura është reduktuar me 21 pikë përqindjeje, ose me rreth 63%.

Edhe në krahasim me vendet e rajonit, Shqipëria renditet në nivelet më të ulëta. Në vitin 2024, Serbia e kishte treguesin në rreth 15.5%, rreth 3 pikë përqindjeje më të lartë se Shqipëria.

Bosnjë-Hercegovina raportonte një mbulim prej 36.5%, ndërsa në Turqi rreth 61.1% e popullsisë ishte e lidhur me sisteme trajtimi të paktën dytësor.

Diferenca është edhe më e madhe me vendet e Bashkimit Europian. Mesatarja e BE-së arriti në 80.7% në vitin 2023, ose rreth gjashtë herë më shumë se niveli i Shqipërisë në të njëjtin vit.

Në Greqi, treguesi ishte mbi 95%, ndërsa në Gjermani, Holandë, Austri dhe Danimarkë pothuajse e gjithë popullsia është e lidhur me sisteme që kryejnë të paktën trajtim dytësor.

Të dhënat nxjerrin në pah mangësitë e mëdha të Shqipërisë në infrastrukturën e kanalizimeve dhe të përpunimit të ujërave të ndotura. Kapacitetet ekzistuese të impianteve vlerësohen të pamjaftueshme për të mbuluar popullsinë urbane, ndërsa një pjesë e tyre kanë funksionuar nën kapacitet ose kanë qenë jashtë pune.

Kjo rrit rrezikun që një pjesë e madhe e ujërave të përdorura të shkarkohet pa trajtimin e nevojshëm, duke shtuar presionin mbi lumenjtë, liqenet dhe zonat bregdetare.

Për vite me radhë, investimet publike në nivel qendror dhe vendor janë orientuar kryesisht drejt projekteve me efekte të menjëhershme vizuale, si sheshe, fasada, apo rrugë urbane, ndërsa investimet nën tokë, tek rrjetet e kanalizimeve dhe impiantet e pastrimit janë konsideruar nga pushteti qendror dhe vendor si projekte që nuk duken dhe nuk sjellin përfitime të shpejta elektorale. Në të shumtën e rasteve janë investuar miliona euro për asfaltimin e rrugëve apo hapjen e blloqeve të reja banimi, pa u shoqëruar njëkohësisht me shtrimin e rrjeteve të ujësjellës-kanalizimeve. Kjo ka sjellë situatën absurde ku rrugët e reja ribëhen copë-copë pak vite më vonë vetëm për të kaluar tubacionet e ujërave të zeza./ Monitor

Video

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një masiv me ullishte në fshatin Grizë, pranë Borizanës, duke shkaktuar edhe djegien e një banese. Flakët janë përhapur me shpejtësi që prej mesditës, ndërsa në vendngjarje janë angazhuar tre mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.

Pamje të regjistruara nga një kamerë në makinë tregojnë momentin kur një efektiv policie ndjek një të dyshuar në një parking shumëkatësh të një qendre tregtare. Sipas policisë, drejtuesi i një automjeti tip Mercedes braktisi makinën dhe u largua në këmbë, pasi efektivët e kishin konstatuar duke drejtuar me shpejtësi të lartë dhe në mënyrë të rrezikshme. Pas largimit të tij, një pasagjere femër dyshohet se mori drejtimin e automjetit dhe vijoi lëvizjen, derisa policia e ndaloi makinën duke përdorur një pajisje për shfryrjen e gomave.

Një video virale nga jugut i Japonisë tregon stafin mjekësor i Spitalit të Kumamotos duke mbrojtur me trup pacientin dhe pajisjet gjatë tërmetit të fuqishëm. Pavarësisht lëkundjeve të forta, ekipi ruajti qetësinë dhe arriti ta përfundojë me sukses ndërhyrjen kirurgjikale. Spitali konfirmoi se pacienti është jashtë rrezikut për jetën. Reagimi profesional i mjekëve ka marrë vlerësime të shumta në rrjetet sociale për përkushtimin e treguar në kushte emergjence.

Një fluturim rutinë i kompanisë Jet2 drejt Mbretërisë së Bashkuar u kthye në kaos pasi dy pasagjerë u përleshën me grushte në korridorin e avionit. Stafi i kabinës, me ndihmën e disa udhëtarëve, ndërhyri menjëherë dhe arriti t'i ndante personat. Për shkak të rrezikut për sigurinë, piloti kreu një ulje të paplanifikuar në aeroportin më të afërt, ku policia arrestoi menjëherë dy agresorët. Kompania ajrore ka paralajmëruar se do të marrë masa të ashpra ndaj tyre, përfshirë ndalimin e përhershëm për të udhëtuar me këtë linjë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news