Bota 2026-08-07 17:14:00 Nga VNA

Ambasada e Izraelit kërkon anulimin e koncertit të Kanye West në Portugali: Promovon antisemitizëm dhe glorifikon nazizmin

Ndaje në Whatsapp

Ambasada e Izraelit kërkon anulimin e koncertit të Kanye West në

Ambasada e Izraelit në Portugali i ka kërkuar autoriteteve anulimin e koncertit të reperit amerikan Kanye West, i planifikuar të zhvillohet sonte në Algarve. Ambasadori Oren Rosenblatt u ka bërë gjithashtu thirrje qytetarëve të mos marrin pjesë në event, duke argumentuar se deklaratat e mëparshme të muzikantit për Adolf Hitlerin, nazizmin dhe hebrenjtë përbëjnë gjuhë urrejtjeje dhe glorifikim të regjimit nazist. Sipas tij, disa vende kanë ndërmarrë masa për të penguar aktivitetet e West ose hyrjen e tij në territor.

Ambasadori izraelit theksoi se kërkesa nuk lidhet me një qëndrim politik ndaj Izraelit, por me deklaratat që, sipas tij, nxisin urrejtje ndaj hebrenjve. Rosenblatt argumentoi se shoqëritë demokratike nuk duhet t’u japin hapësirë publike personave që promovojnë antisemitizmin dhe nazizmin, duke e krahasuar situatën me rastet kur një artist nxit urrejtje ndaj komuniteteve të tjera.

Nga ana tjetër, organizatorët e koncertit kanë kundërshtuar kërkesën për anulim. Torkato George, drejtor i përgjithshëm dhe bashkëthemelues i organizatës “Raya Culture”, deklaroi se nuk ekzistojnë arsye sigurie që justifikojnë anulimin e eventit dhe se kërkesat e ambasadës bazohen në “dezinformata”. Koncerti pritet të zhvillohet sipas planit në Algarve, pavarësisht polemikës së krijuar rreth qëndrimeve të mëparshme të reperit amerikan.

Video

Një video virale nga jugut i Japonisë tregon stafin mjekësor i Spitalit të Kumamotos duke mbrojtur me trup pacientin dhe pajisjet gjatë tërmetit të fuqishëm. Pavarësisht lëkundjeve të forta, ekipi ruajti qetësinë dhe arriti ta përfundojë me sukses ndërhyrjen kirurgjikale. Spitali konfirmoi se pacienti është jashtë rrezikut për jetën. Reagimi profesional i mjekëve ka marrë vlerësime të shumta në rrjetet sociale për përkushtimin e treguar në kushte emergjence.

Një fluturim rutinë i kompanisë Jet2 drejt Mbretërisë së Bashkuar u kthye në kaos pasi dy pasagjerë u përleshën me grushte në korridorin e avionit. Stafi i kabinës, me ndihmën e disa udhëtarëve, ndërhyri menjëherë dhe arriti t'i ndante personat. Për shkak të rrezikut për sigurinë, piloti kreu një ulje të paplanifikuar në aeroportin më të afërt, ku policia arrestoi menjëherë dy agresorët. Kompania ajrore ka paralajmëruar se do të marrë masa të ashpra ndaj tyre, përfshirë ndalimin e përhershëm për të udhëtuar me këtë linjë.

Kur pa të zonjën të shtrirë në rrugë pas aksidentit, qenushi vetëm 6 muajsh nuk u largua. Ai vrapoi drejt shtëpisë, gjeti bashkëshortin e saj dhe me lehje e tërheqje nga rrobat e bindi ta ndiqte deri në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur që gruaja të merrte ndihmë në kohë. Historia ka bërë xhiron e rrjetit. Lexoni lajmin e plotë në linkun në koment⬇️

Në Gjykatën e Tiranës do të caktohet masa e sigurisë për shtetasen turke Juldie Yazici, e cila u arrestua më 5 gusht nga policia në Rinas. Shtetasja turke rezulton e dënuar me 4 vite e 2 muaj burg nga Gjykata e Stambollit për veprat “Dhënia e ndihmës logjistike për organizatë terroriste” dhe “Pjesëmarrja në grupe terroriste”. Julide Yazici u ndalua me qëllim ekstradimin drejt Turqisë. Në gjykatë është paraqitur një avokat shqiptar, si dhe një avokat turk. Ky i fundit ka njoftuar edhe ambasadën franceze, për shkak se gruaja ka leje qëndrimi në Francë. Në mediat turke thuhet se mësuesja ka marrë pjesë në protestat kundër Presidentit Erdogan.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news