Kronika 2026-08-07 17:50:00 Nga VNA

Flakët përfshijnë Planin e Bardhë në Klos, digjet një banesë dhe rrezikohet kabina elektrike

Ndaje në Whatsapp

Flakët përfshijnë Planin e Bardhë në Klos, digjet

Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë zonën e fshatit Plan i Bardhë në Bashkinë Klos, duke shkaktuar dëme materiale dhe duke vënë në rrezik infrastrukturën në zonë.

Flakët nisën fillimisht në një sipërfaqe me ferra dhe dushqe, por për shkak të erës së fortë u përhapën me shpejtësi, duke përfshirë edhe një banesë. Sipas autoriteteve, shtëpia e prekur nga zjarri ishte e pabanuar. Ndërkohë, në perimetrin e vatrës rrezikohet edhe një kabinë elektrike.

Në vendngjarje janë angazhuar forcat zjarrfikëse nga Klosi, Burreli dhe Bulqiza, ndërsa priten të mbërrijnë ekipe të tjera nga Dibra dhe forca të Ushtrisë për shkak të përmasave të zjarrit. Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu, ka bërë të ditur se ndërhyrja vijon me qëllim izolimin dhe shuarjen e flakëve. Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të shmangin zonën dhe të ndjekin udhëzimet e strukturave të emergjencës.

Video

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një masiv me ullishte në fshatin Grizë, pranë Borizanës, duke shkaktuar edhe djegien e një banese. Flakët janë përhapur me shpejtësi që prej mesditës, ndërsa në vendngjarje janë angazhuar tre mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.

Pamje të regjistruara nga një kamerë në makinë tregojnë momentin kur një efektiv policie ndjek një të dyshuar në një parking shumëkatësh të një qendre tregtare. Sipas policisë, drejtuesi i një automjeti tip Mercedes braktisi makinën dhe u largua në këmbë, pasi efektivët e kishin konstatuar duke drejtuar me shpejtësi të lartë dhe në mënyrë të rrezikshme. Pas largimit të tij, një pasagjere femër dyshohet se mori drejtimin e automjetit dhe vijoi lëvizjen, derisa policia e ndaloi makinën duke përdorur një pajisje për shfryrjen e gomave.

Një video virale nga jugut i Japonisë tregon stafin mjekësor i Spitalit të Kumamotos duke mbrojtur me trup pacientin dhe pajisjet gjatë tërmetit të fuqishëm. Pavarësisht lëkundjeve të forta, ekipi ruajti qetësinë dhe arriti ta përfundojë me sukses ndërhyrjen kirurgjikale. Spitali konfirmoi se pacienti është jashtë rrezikut për jetën. Reagimi profesional i mjekëve ka marrë vlerësime të shumta në rrjetet sociale për përkushtimin e treguar në kushte emergjence.

Një fluturim rutinë i kompanisë Jet2 drejt Mbretërisë së Bashkuar u kthye në kaos pasi dy pasagjerë u përleshën me grushte në korridorin e avionit. Stafi i kabinës, me ndihmën e disa udhëtarëve, ndërhyri menjëherë dhe arriti t'i ndante personat. Për shkak të rrezikut për sigurinë, piloti kreu një ulje të paplanifikuar në aeroportin më të afërt, ku policia arrestoi menjëherë dy agresorët. Kompania ajrore ka paralajmëruar se do të marrë masa të ashpra ndaj tyre, përfshirë ndalimin e përhershëm për të udhëtuar me këtë linjë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news