Kronika 2026-08-07 10:13:52 Nga VNA

Ekskluzive/ Kontrolle të reja në Bërxullë për vrasjen e Edmond Sulës, pistë hetimi konflikti për pronat

Ndaje në Whatsapp
Ekskluzive/ Kontrolle të reja në Bërxullë për vrasjen e

Hetimet për vrasjen e Edmond Sulës, i njohur edhe si Ali Sula, janë rikthyer me kontrolle të reja në zonën e Bërxullës.

Burime për VNA bëjnë me dije se kontrollet janë kryer me vendim gjykate dhe janë shoqëruar me marrjen në pyetje të disa personave. Sipas të njëjtave burime, personat e kontrolluar dyshohet se kanë pasur konflikte pronësie me viktimën, pistë kjo që po verifikohet nga grupi hetimor.

Vrasja e Edmond Sulës ka mbetur një nga ngjarjet e rënda kriminale që vijon të jetë nën hetim, ndërsa verifikimet e fundit tregojnë se prokuroria dhe policia po përpiqen të rindërtojnë rrethin e konflikteve të mundshme që mund të kenë çuar në eliminimin e tij.

Kontrollet në Bërxullë janë pjesë e veprimeve hetimore për të gjetur prova të reja, si dhe për të sqaruar rolin e personave që kanë pasur përplasje të mëparshme me Sulën. Deri tani nuk ka një njoftim zyrtar për persona të arrestuar, ndërsa të shoqëruarit janë marrë në pyetje për llogari të hetimit.

Video

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një masiv me ullishte në fshatin Grizë, pranë Borizanës, duke shkaktuar edhe djegien e një banese. Flakët janë përhapur me shpejtësi që prej mesditës, ndërsa në vendngjarje janë angazhuar tre mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.

Pamje të regjistruara nga një kamerë në makinë tregojnë momentin kur një efektiv policie ndjek një të dyshuar në një parking shumëkatësh të një qendre tregtare. Sipas policisë, drejtuesi i një automjeti tip Mercedes braktisi makinën dhe u largua në këmbë, pasi efektivët e kishin konstatuar duke drejtuar me shpejtësi të lartë dhe në mënyrë të rrezikshme. Pas largimit të tij, një pasagjere femër dyshohet se mori drejtimin e automjetit dhe vijoi lëvizjen, derisa policia e ndaloi makinën duke përdorur një pajisje për shfryrjen e gomave.

Një video virale nga jugut i Japonisë tregon stafin mjekësor i Spitalit të Kumamotos duke mbrojtur me trup pacientin dhe pajisjet gjatë tërmetit të fuqishëm. Pavarësisht lëkundjeve të forta, ekipi ruajti qetësinë dhe arriti ta përfundojë me sukses ndërhyrjen kirurgjikale. Spitali konfirmoi se pacienti është jashtë rrezikut për jetën. Reagimi profesional i mjekëve ka marrë vlerësime të shumta në rrjetet sociale për përkushtimin e treguar në kushte emergjence.

Një fluturim rutinë i kompanisë Jet2 drejt Mbretërisë së Bashkuar u kthye në kaos pasi dy pasagjerë u përleshën me grushte në korridorin e avionit. Stafi i kabinës, me ndihmën e disa udhëtarëve, ndërhyri menjëherë dhe arriti t'i ndante personat. Për shkak të rrezikut për sigurinë, piloti kreu një ulje të paplanifikuar në aeroportin më të afërt, ku policia arrestoi menjëherë dy agresorët. Kompania ajrore ka paralajmëruar se do të marrë masa të ashpra ndaj tyre, përfshirë ndalimin e përhershëm për të udhëtuar me këtë linjë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news