Kronika 2026-08-07 09:50:51 Nga VNA

Policia konfirmon ekstradimin e Samir Rodriguez, i dyshuar për laboratorin e kokainës në Frakull

Ndaje në Whatsapp
Policia konfirmon ekstradimin e Samir Rodriguez, i dyshuar për laboratorin

Policia e Shtetit konfirmon ekstradimin e Samir Rodriguez, i lidhur me laboratorin e kokainës në Frakull të Fierit.

Njoftimi

Policia e Shtetit/Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, finalizohen 2 faza të tjera të operacionit të koduar “The Wanted”.

✅Ekstradohet nga Kolumbia, pjesëtari i një grupi kriminal, i cili akuzohet se ka shoqëruar një kontejner me lëndë narkotike, nga porti Buenaventura, në Greqi dhe Mal të Zi, me destinacion Shqipërinë.

✅Ekstradohet nga Italia, një shtetas i akuzuar/dënuar për 4 vepra penale, ndër to, për tentativë për vrasje me armë zjarri.

Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve operacionale intensive të specialistëve të Interpol Tiranës me homologët e Interpol Bogotës, Kolumbi dhe të Interpol Romës, Itali, u finalizuan 2 faza të tjera të operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”, gjatë të cilave u ekstraduan në Shqipëri:

•shtetasi kolumbian i arrestuar në Kolumbi, S. R. R., 53 vjeç, pasi GjKKO-ja, në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në formë të veçantë, atë të bashkëpunimit në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Grupi i strukturuar kriminal".

Gjatë periudhës 7 korrik 2022–12 nëntor 2022, Policia e Shtetit dhe autoritetet në Mal të Zi kanë shkëmbyer informacione lidhur me një kontejner me ngarkesë të dyshimtë me pleh organik të transportuar me anije, në portin e Tivarit. Ngarkesa, nga të dhënat paraprake të administruara për interesa të procedimit, rezultonte se ishte nisur nga porti Buenaventura, Kolumbi, kishte kaluar nëpërmjet portit të Pireut, Greqi, kishte destinacion tranzit Malin e Zi dhe kishte marrës një shtetas shqiptar. Nga hetimet e mëtejshme të kryera për këtë rast rezultoi se shtetasi S. R. R. kishte shoqëruar ngarkesën me lëndë narkotike, përgjatë itinerarit Kolumbi-Greqi-Mal i Zi, deri në destinacionin final;

•shtetasi i arrestuar në Itali, F. T., 38 vjeç, lindur në Bulqizë, pasi Gjykata e Dibrës:

-në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Në vitin 2024, në aksin rrugor “Bulqizë-Tiranë”, shtetasi F. T. ka tentuar të vrasë me armë zjarri (automatik), shtetasin A. P., pas një konflikti verbal me të, për motive të dobëta;

-në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim;

-në vitin 2018, e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Video

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një masiv me ullishte në fshatin Grizë, pranë Borizanës, duke shkaktuar edhe djegien e një banese. Flakët janë përhapur me shpejtësi që prej mesditës, ndërsa në vendngjarje janë angazhuar tre mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.

Pamje të regjistruara nga një kamerë në makinë tregojnë momentin kur një efektiv policie ndjek një të dyshuar në një parking shumëkatësh të një qendre tregtare. Sipas policisë, drejtuesi i një automjeti tip Mercedes braktisi makinën dhe u largua në këmbë, pasi efektivët e kishin konstatuar duke drejtuar me shpejtësi të lartë dhe në mënyrë të rrezikshme. Pas largimit të tij, një pasagjere femër dyshohet se mori drejtimin e automjetit dhe vijoi lëvizjen, derisa policia e ndaloi makinën duke përdorur një pajisje për shfryrjen e gomave.

Një video virale nga jugut i Japonisë tregon stafin mjekësor i Spitalit të Kumamotos duke mbrojtur me trup pacientin dhe pajisjet gjatë tërmetit të fuqishëm. Pavarësisht lëkundjeve të forta, ekipi ruajti qetësinë dhe arriti ta përfundojë me sukses ndërhyrjen kirurgjikale. Spitali konfirmoi se pacienti është jashtë rrezikut për jetën. Reagimi profesional i mjekëve ka marrë vlerësime të shumta në rrjetet sociale për përkushtimin e treguar në kushte emergjence.

Një fluturim rutinë i kompanisë Jet2 drejt Mbretërisë së Bashkuar u kthye në kaos pasi dy pasagjerë u përleshën me grushte në korridorin e avionit. Stafi i kabinës, me ndihmën e disa udhëtarëve, ndërhyri menjëherë dhe arriti t'i ndante personat. Për shkak të rrezikut për sigurinë, piloti kreu një ulje të paplanifikuar në aeroportin më të afërt, ku policia arrestoi menjëherë dy agresorët. Kompania ajrore ka paralajmëruar se do të marrë masa të ashpra ndaj tyre, përfshirë ndalimin e përhershëm për të udhëtuar me këtë linjë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news