Bota 2026-08-06 17:48:00 Nga VNA

Komisioni i Senatit e shpall Fauci-n në shpërfillje të Kongresit, çështja i kalon prokurores federale

Ndaje në Whatsapp

Komisioni i Senatit e shpall Fauci-n në shpërfillje të Kongresit,

Një komision i Senatit amerikan ka votuar për ta shpallur ish-këshilltarin kryesor mjekësor të Shtëpisë së Bardhë, Dr. Anthony Fauci, në shpërfillje të Kongresit, pasi ai refuzoi t'u përgjigjej pyetjeve lidhur me menaxhimin e pandemisë së COVID-19.

Komiteti i Senatit për Sigurinë Kombëtare miratoi vendimin me 8 vota pro dhe 5 kundër, pasi Fauci, gjatë një seance dëgjimore të zhvilluar më 29 korrik, iu referua më shumë se 100 herë Amendamentit të Pestë të Kushtetutës amerikane, i cili u garanton individëve të drejtën të mos japin dëshmi që mund t'i vetëinkriminojnë.

Përdorimi i Amendamentit të Pestë nuk konsiderohet pranim faji, por një e drejtë kushtetuese për mbrojtjen nga vetëinkriminimi. Megjithatë, vendimi i komisionit i hap rrugën referimit të çështjes te prokurorja federale e Uashingtonit, Jeanine Pirro, e cila do të vendosë nëse do të nisë procedim penal. Në rast të një dënimi, Fauci mund të përballet me deri në një vit burg dhe një gjobë prej 1 mijë dollarësh.

Seanca dëgjimore u karakterizua nga përplasje të forta, veçanërisht mes Faucit dhe senatorit republikan Rand Paul. Debati u tensionua edhe më tej kur avokati i ish-zyrtarit ndërhyri për të kundërshtuar pyetjet e senatorit, ndërsa Paul kërkoi largimin e tij nga salla.

Në qendër të diskutimeve ishte edhe origjina e koronavirusit. Rand Paul ka pretenduar se Fauci ka mbështetur publikisht teorinë e origjinës natyrore të virusit, ndërsa në komunikime private ka pranuar si të mundshme edhe hipotezën e një rrjedhjeje nga laboratori në Wuhan, Kinë.

Vetë Fauci ka deklaruar më herët se, ndonëse në fillim e kishte konsideruar të mundshme teorinë e incidentit laboratorik, më pas ishte bindur se virusi kishte kaluar natyrshëm nga kafshët te njerëzit.

Senatori republikan ka bërë publike gjithashtu rreth 1 mijë faqe komunikime të Faucit gjatë periudhës së pandemisë, duke pretenduar se ato mbështesin dyshimet e tij mbi trajtimin e çështjes së origjinës së virusit. Para votimit, Paul u shpreh se Fauci nuk kishte arsye të përdorte Amendamentin e Pestë, duke deklaruar se "gjithçka që duhej të bënte ishte të thoshte të vërtetën".

Nga ana tjetër, demokratët e komisionit e kundërshtuan vendimin. Senatori Gary Peters argumentoi se republikanët po ndëshkojnë një dëshmitar për ushtrimin e një të drejte kushtetuese, duke paralajmëruar se kjo mund të krijojë një precedent që do të dekurajojë dëshmitarët të paraqiten përpara Kongresit në të ardhmen.

Ndërkohë, senatori republikan Ron Johnson bëri të ditur se komiteti ka siguruar nga Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore dokumente që përfshijnë komunikimet telefonike të Faucit, ndërsa ka kërkuar edhe transkripte shtesë nga intervista e ish-drejtorit të Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID).

Çështja pritet të mbetet në qendër të debatit politik në Shtetet e Bashkuara, ndërsa polemikat mbi menaxhimin e pandemisë dhe origjinën e COVID-19 vazhdojnë të ndajnë klasën politike amerikane.

Video

Pamje të pazakonta janë regjistruar në qytetin Norfolk, në shtetin amerikan të Virxhinias, ku një burrë u filmua duke lëvizur me jet ski nëpër rrugët e përmbytura pas reshjeve të dendura që goditën zonën të martën. Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, duke treguar se niveli i ujit ishte aq i lartë sa rrugët u shndërruan në “kanale”, duke i dhënë drejtuesit të jet ski-t mundësinë të zëvendësonte makinën me mjetin ujor.

Një djalë 12-vjeçar nga Maroku, i pashoqëruar nga familjarë, u shpëtua nga riatdhesimi në qytetin spanjoll të Ceutës, pasi banorët vendas ndërhynë duke theksuar se ai ishte i mitur. Sipas Associated Press (AP), fëmija po qante dhe iu lut ushtarëve spanjollë që të mos e kthenin në Marok. Vetëm pak metra larg kufirit, një nënkolonel i ushtrisë urdhëroi ndalimin e procedurës, ndërsa më pas 12-vjeçari iu dorëzua Gardës Civile Spanjolle. Sipas AP, të miturit përbëjnë një pjesë të madhe të 3.000–5.000 emigrantëve që kanë shmangur dëbimin nga Ceuta, nga rreth 60.000 persona që kanë mbërritur në qytet gjatë valës së migracionit nga Maroku.

Një aksident i rëndë që përfshinte dy tramvaje ndodhi më herët në qytetin perëndimor gjerman të Gelsenkirchen, duke shkaktuar një mobilizim të madh të shërbimeve të emergjencës. Sipas policisë, të paktën 25 persona u plagosën, ndërsa për tre prej tyre nuk mund të përjashtohet rreziku për jetën. Sipas informacioneve fillestare, dy tramvajet po lëviznin njëra pas tjetrës pranë stadiumit Schalke, kur ai përpara u ndal papritur. Ishte një tren stërvitor, i cili ndiqej nga një tramvaj që po kryente një itinerar të rregullt pasagjerësh. Tramvaji i dytë nuk pati kohë të ndalonte dhe u përplas me forcë në pjesën e pasme të trenit të trajnimit, duke rezultuar në dëme të mëdha të të dy automjeteve.

Një aksident i rëndë që përfshinte dy tramvaje ndodhi më herët në qytetin perëndimor gjerman të Gelsenkirchen, duke shkaktuar një mobilizim të madh të shërbimeve të emergjencës. Sipas policisë, të paktën 25 persona u plagosën, ndërsa për tre prej tyre nuk mund të përjashtohet rreziku për jetën. Sipas informacioneve fillestare, dy tramvajet po lëviznin njëra pas tjetrës pranë stadiumit Schalke, kur ai përpara u ndal papritur. Ishte një tren stërvitor, i cili ndiqej nga një tramvaj që po kryente një itinerar të rregullt pasagjerësh. Tramvaji i dytë nuk pati kohë të ndalonte dhe u përplas me forcë në pjesën e pasme të trenit të trajnimit, duke rezultuar në dëme të mëdha të të dy automjeteve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news