Rajoni 2026-04-14 19:05:33 Nga VNA

U shpallën fajtorë për nxitje të përçarjes, Gjykata dënon me nga një vit e gjysmë burg zëdhënësin e qeverisë dhe deputetin e Vetëvendosjes

Ndaje në Whatsapp
U shpallën fajtorë për nxitje të përçarjes,

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Egzon Azemi janë dënuar me nga një vit e gjysmë burgim nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Manxhuka dhe Azemi u shpallën fajtorë për veprën penale “nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.

Dy zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje përmes rrjeteve sociale në Facebook, sipas prokurorisë kishin kryer veprën penale “nxitja e përçarjes dhe mosdurimit” në shkrimet e tyre ndaj gjyqtarit Mentor Bajraktarit dhe prokurorit Afrim Shefikut që po trajtonin lëndën ndaj Dejan Pantiqit, të dënuarit për huliganizëm. I arrestuar në vitin 2022 nën dyshimet për veprën penale të terrorizmit në djegien e zyrave të Kuvendeve Komunale Zgjedhore në veri, atij fillimisht iu caktua masa e sigurisë arrest me burg e pastaj arrest shtëpiak.

Pas këtij vendimi të institucioneve të drejtësisë, sipas dosjes së prokurorisë, Arlind Manxhuka kishte shpërndarë mbishkrimin “Ky aktlirim është akttradhëti”.

Tani deputeti Egzon Azemi kishte shkruar “Pas atentatit që kreu në Paris, ndaj Esat Pashë Toptanit, ndër të tjera Avniu tha:” e këtij shkrimi ia kishte bashkëngjitur fotografitë me përshkrimin “Tradhtarët plumbin e kanë hak”.

Atë kohë, në shenjë proteste ndaj arrestimit të Dejan Pantiqit, serbët lokal të komunave veriore të Kosovës vendosën barrikada në rrugë për tre javë.

Pantiqi është dënuar me dy vjet burgim.

Pjesë e kësaj dosjeje janë edhe Edi Zenelaj dhe Qerim Elshani të cilët u dënuan me 6 muaj burgim për kanosje.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news