Politika 2026-01-28 12:33:00 Nga VNA

Zvarritja Kuvend–Kushtetuese si strategji për të bllokuar SPAK-un dhe për të mbrojtur Belinda Ballukun

Ndaje në Whatsapp
Zvarritja Kuvend–Kushtetuese si strategji për të bllokuar

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike akuzon mazhorancën socialiste, Kryeministrin Edi Rama dhe Gjykatën Kushtetuese për një strategji të koordinuar politike, që sipas tyre synon të bllokojë hetimet e SPAK-ut dhe të mbrojë Belinda Ballukun nga drejtësia.

Sipas reagimit të PD-së, zvarritja e çështjes Balluku si në Kuvend, ashtu edhe në Gjykatën Kushtetuese, nuk është e rastësishme, por pjesë e një operacioni të organizuar për të penguar veprimtarinë hetimore të SPAK-ut dhe për të garantuar mbrojtje politike për korrupsionin në nivelet më të larta të pushtetit.

Demokratët theksojnë se mazhoranca socialiste dhe Edi Rama kanë zgjedhur shtyrjen e vendimmarrjes si mekanizëm mbrojtës për Belinda Ballukun. Në të njëjtën linjë, sipas tyre, ka vepruar edhe Gjykata Kushtetuese, e cila ka shtyrë pa afat vendimin për të pandehurën Balluku.

Edhe Kuvendi, sipas PD-së, ka ndjekur të njëjtën logjikë duke shtyrë mbledhjen e Këshillit të Mandateve pa një arsye të ligjshme, me justifikimin se duhet pritur vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Sipas opozitës, masa e re e sigurisë e kërkuar nga SPAK ndaj Ballukut nuk lidhet me çështjen e pezullimit nga detyra, ndaj ky arsyetim konsiderohet i pabazuar.

Partia Demokratike argumenton se shtyrjet nga Gjykata Kushtetuese dhe nga Kuvendi përbëjnë hallka të të njëjtit zinxhir mbrojtës, të komanduar politikisht nga Edi Rama. Ajo nënvizon se, për shkak të vendimit për pezullimin e aktit të GJKKO-së, Gjykata Kushtetuese ka detyrim ligjor ta trajtojë këtë çështje me përparësi dhe të marrë një vendim që, sipas PD-së, duhet të zhbllokojë punën e SPAK-ut.

Në përfundim, opozita paralajmëron se çdo vonesë e mëtejshme përbën, sipas saj, një shërbim të drejtpërdrejtë për Kryeministrin Edi Rama dhe për Belinda Ballukun, duke krijuar hapësirë për blerje kohe kundër drejtësisë, prishje të mundshme provash, intimidim dëshmitarësh dhe vijim të aferave korruptive me vlerë miliona euro.

Video

Reshjet e shiut gjatë ditës së sotme kanë rikthyer përmbytjet në disa rrugë në Durrës. Pamjet tregojnë nivelin e ujit i cili ka arritur disa centimetra, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve.

Forcat e armatosura amerikane kanë intensifikuar bombardimet në Paqësorin lindor kundër mjeteve që i konsiderojnë të përfshira në trafik droge. Që nga nisja e fushatës në shtator, janë vrarë të paktën 128 persona dhe janë shkatërruar dhjetëra anije. Megjithëse operacionet janë urdhëruar nga administrata Trump, nuk janë paraqitur prova publike për aktivitetet kriminale të mjeteve të goditura, ndërsa ligjshmëria e këtyre sulmeve po vihet në pikëpyetje dhe po kritikohet ashpër nga OKB dhe ekspertë ndërkombëtarë, të cilët i cilësojnë si ekzekutime jashtëgjyqësore. https://www.vna.al/bota/shba-bombardon-nje-tjeter-motoskaf-ne-paqesor-dyshohet-se-transportonte-tra-i19723

“Pietà du Kosovo” Skulptori francez Pascal Convert rikrijon kryeveprën e Pietà të Michelangelos, nga fotografia ikonike e vajtimit të Nasim Elshanit, të vrarë nga serbët, në vitin 1990. Fotografia është realizuar nga fotografi Georges Mérillon, dhe ka fituar çmimin World Press si fotografia më e mirë e vitit 1990. VideoCredits: FM IMAGES ALBANIA

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news