Politika 2025-12-21 14:44:00 Nga VNA

Vera milionëshe që u zhduk dhe shteti që nuk ekziston

Ndaje në Whatsapp
Vera milionëshe që u zhduk dhe shteti që nuk ekziston

A kanë përgjegjësi instancat shtetërore për zhdukjen e verës kontrabandë që u gjet në vilën e Ergys Agasit?
Përgjigjja është precize: po.

I pari është prokurori i çështjes, Bledat Vatnikaj. Ai duhet të firmoste urdhrin e sekuestrimit pas inventarizimit që u bë nga punonjësit e Doganave. Të shpallësh në kërkim kushëririn e Ergys Agasit pasi ke shkuar të flesh në shtëpi, ndërkohë që ke lënë pa asnjë pikë sigurie miliona euro mall të sekuestruar dhe kamerat e sigurisë së një prej personave më të kërkuar të shtetit shqiptar, nuk është thjesht papërgjegjshmëri, por krim në vetvete.

Së dyti, doganat vetë, të cilat duhet ta ruanin mallin me çdo kusht, edhe me ndihmën e policisë. Drejtori Gent Gazheli ose duhet të mbajë përgjegjësi dhe të tregojë se çfarë ndodhi natën e zhdukjes së verës disa milionëshe, ose të japë dorëheqjen, t’i dorëzohet drejtësisë dhe të rrëfejë ndoshta edhe disa të vërteta të tjera, bashkë me ato të Agasit.

Instancat e shtetit shqiptar, sa më lart, para se të shpallin në kërkim Eno Agasin, duhet të mbajnë përgjegjësi. Eno Agasi vetë duhet të arrestohet për mall kontrabandë dhe për dyshime për mall kontrabandë.

Zhdukja e verës tregon shkërmoqjen e shtetit dhe përgjegjësinë “jetime”.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news