Politika 2026-01-23 16:07:00 Nga VNA

Sekuestrimi i telefonit të Ilir Prodës nuk lidhet me AKSHI-n, por me dekonspirimin e një operacioni policor në Elbasan

Ndaje në Whatsapp
Sekuestrimi i telefonit të Ilir Prodës nuk lidhet me AKSHI-n, por me

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka reaguar zyrtarisht ndaj raportimeve për sekuestrimin e telefonit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, duke sqaruar se një veprim i tillë nuk ka ndodhur në kuadër të hetimeve për AKSHI.

Në një përgjigje zyrtare në kuadër të programit të transparencës, SPAK thekson se Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) nuk ka sekuestruar telefonin e kreut të Policisë së Shtetit.

“Në përgjigje të kërkesës suaj, ju informojmë se Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) nuk e ka sekuestruar telefonin e Drejtorit të Policisë së Shtetit”, thuhet në përgjigjen zyrtare të SPAK.

Sqarimi vjen pas lajmeve që qarkulluan në dhjetor të vitit të kaluar, të cilat e lidhën emrin e drejtorit të Policisë me hetimet ndaj AKSHI-t.

Por në fakt, raportimet reale lidhen me një tjetër çështje: sekuestrimin e celularit të Ilir Prodës në kuadër të hetimeve për dekonspirimin e aksionit për ndalimin e njërit prej anëtarëve të bandës së “Copjave” në vitin 2024.

Pra, mohimi i SPAK për dosjen AKSHI nuk rrëzon pretendimet për një hetim tjetër, të lidhur me rrjedhjen e informacionit operacional dhe komprometimin e një operacioni policor ndaj një grupi kriminal në kohën kur Ilir Proda ishte drejtues i policisë së Elbasanit në 2024.

Pavarësisht përpjekjeve për ta zhvendosur debatin drejt një çështjeje tjetër, faktet që lidhen me dekonspirimin e aksionit ndaj bandës së “Copjave” mbeten të ndara nga sqarimi formal i SPAK — dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë nuk mund ta mbulojë të vërtetën pas një mohimi selektiv.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news