Politika 2025-09-21 13:36:00 Nga VNA

PS vijon agjendën parlamentare, opozita paralajmëron bojkot të komisioneve

Ndaje në Whatsapp
PS vijon agjendën parlamentare, opozita paralajmëron bojkot të

Mazhoranca socialiste vijon me zbatimin e agjendës parlamentare, pavarësisht kërkesave apo kundërshtive të opozitës.

Konkretisht, pasi miratoi e vetme komisionet e reja parlamentare, vendim për të cilin PD do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi ka njoftuar zyrtarisht thirrjen e Konferencës së Kryetarëve nesër në orën 11:00 për miratimin e listës së anëtarëve dhe zëvendësuesve në komisionet e përhershme parlamentare.

Por, kërkesa e kryeparlamentarit Niko Peleshi, që ka thirrur në një takim krerët e grupeve parlamentare pritet të rikthejë përplasjet mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, e cila ka kërkuar shkarkimin e tij nga ky post.

Raporti i drejtimit të komisioneve është 7 nga PS dhe 4 nga PD. Ashtu si emrat e drejtuesve të këtyre komisioneve, PD pritet të mos dërgojë emrat nga radhët e saj, pasi kundërshton ndryshimin e njëanshëm të rregullores së Kuvendit që çoi në ndarjen 7 me 4 të komisioneve të përhershme.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news