Politika 2026-02-10 19:58:00 Nga VNA

Protestë me të njëjtin skenar/Akuzat politike dhe molotov drejt Kryeministrisë. Policia hedh ujë dhe gaz ndaj protestuesve

Ndaje në Whatsapp
Protestë me të njëjtin skenar/Akuzat politike dhe molotov drejt

Me të njëjtin skenar si protestën e kaluar kombëtare, PD mblodhi sërish sot mbështetësit e saj në shesh me thirrje kundër kryeministrit Edi Rama. Folësit që u ngjitën në podium ishin në sinkron me njëri-tjetrin, duke përsëritur të njëjtat akuza dhe shpërndarë të njëjtën shpresë se fitorja është shumë afër.

Në të njëjtën linjë, edhe kryetari i PD-së përsëriti akuzat ndaj qeverisë dhe Edi Ramës, duke akuzuar këtë herë mazhorancën se është përpjekur të bëjë një grusht shteti kundër drejtësisë.

Ashtu siç pritej, fundi i fjalimit të tij u pasua me hedhjen e disa bombave të improvizuara molotov kundër godinës së Kryeministrisë — një numër më i vogël në fakt se ato të protestës së dy javëve më parë, çka duket se e shtyu policinë të reagojë vetëm duke hedhur ujë dhe jo gaz lotsjellës.

Kjo situatë zgjati disa minuta, ndërsa protesta u zhvendos përballë Parlamentit. Atje, bashkë me disa deputetë të PD-së, protesta shkoi drejt fundit me hedhje të një numri më të madh bombash molotov drejt Parlamentit. Situata u rëndua dhe policia hodhi edhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Gjatë incidenteve u raportua për disa pjesëtarë të forcave të rendit dhe protestues të lënduar. 

Mesa duket, plani për të vendosur një çadër dhe për ta vijuar protestën pa ndalesë përballë Kryeministrisë nuk u realizua këtë herë nga PD, ose mund të jetë shtyrë në një kohë të dytë.

Video

Një burrë pakistanez është vrarë në Dubai pasi fragmente metalike nga një ndërhyrje ajrore ranë mbi automjetin e tij në zonën Al Barsha, kanë konfirmuar autoritetet. Zyra e mediave e Dubait njoftoi gjithashtu se autoritetet kanë menaxhuar edhe një incident tjetër ku mbetje nga qielli ranë mbi fasadën e një prej kullave në zonën Dubai Marina, si pasojë e një ndërhyrjeje të suksesshme ajrore. Sipas autoriteteve, nga ky incident nuk pati të lënduar. Nga ana tjetër, Garda Revolucionare e Iranit deklaroi se kishte shënjestruar një bazë ushtarake amerikane në zonën e marinës.

Mediat ndërkombëtare raportojnë shpërthime dhe flakë mbi qytetin e Teheranit, Iran. Sipas raportimeve, ka pasur goditje ajrore intensive që synuan aeroportin Mehrabad të Teheranit dhe zona të tjera kyçe të infrastrukturës.

Mallkuar qoftë kush nuk i beson këto fjalë zemre

Irani sulmon me dron aeroportn e Dubait.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news