Politika 2026-01-24 19:50:00 Nga VNA

Protesta e PD shoqërohet me incidente dhe përplasje me policinë

Ndaje në Whatsapp

Protesta e PD shoqërohet me incidente dhe përplasje me policinë

Partia Demokratike organizoi sot protestën e saj kombëtare përballë Kryeministrisë, e cila u shoqërua me disa incidente. Menjëherë pas përfundimit të fjalës së kreut të PD, Sali Berisha, protestuesit hodhën fishekzjarre dhe bomba molotov drejt godinës së kryeministrisë.

Policia kundërpërgjigj me gaz lotsjellës dhe ujë, duke detyruar protestuesit të shpërndahen dhe të drejtohen drejt godinës së Parlamentit. Përplasjet vazhduan edhe aty, ku protestuesit hodhën objekte ndaj forcave të rendit, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës për t’i shpërndarë.

Protesta e PD shoqërohet me incidente dhe përplasje me policinë

Tensionet u thelluan kur disa protestues tentuan të futeshin brenda në godinë. Gjatë ngjarjes, deputetët e PD-së u përplasën gjithashtu me policinë, e cila përdori gaz lotsjellës për t’i shpërndarë.

Një qytetar u ndje keq dhe u transportua me ambulancë për shkak të ekspozimit ndaj gazit lotsjellës, ndërsa disa efektivë policie u dërguan në spital me djegie.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news