Politika 2025-12-27 11:54:00 Nga VNA

Propagandë në vend të llogaridhënies. Policia që shpërndan dekorata, ndërsa skandalet mbeten pezull

Ndaje në Whatsapp
Propagandë në vend të llogaridhënies. Policia që

Policia e Shtetit po kalon një nga momentet më të errëta të saj. Ndërsa mbi drejtuesin e saj, Ilir Proda, rëndojnë akuza të rënda për lidhje me krimin dhe ende nuk ka asnjë sqarim publik për fatin e celularit të tij, institucioni që ai drejton zgjedh të shfaqet në foto ceremoniale dhe të shpërndajë dekorata.

Në një kontrast të fortë me realitetin e hetimeve të munguara, Proda ka dalë sot publikisht për të dekoruar një inspektor policie, Marsel Bizja, i cili gjatë protestës së opozitës ndërhyri për të shpëtuar një qytetar nga djegia me molotov. Një akt individual që meriton respekt, por që përdoret si simbol pozitiv në një moment kur vetë kupola e Policisë e Shtetit është vënë në hije nga skandale të rënda.

Gjatë kontrolleve të fundit në biznese dhe ndaj zyrtarëve të përfshirë në dosjen “Balluku”, Byroja Kombëtare e Hetimit dhe SPAK e përjashtuan plotësisht Policinë e Shtetit nga procesi hetimor, duke sinjalizuar mungesë besimi ndaj strukturës që teorikisht duhet të jetë shtylla e rendit dhe ligjit.

Megjithatë, kreu i Policisë gjeti kohë për ceremoni dhe fjalime solemne, duke dorëzuar certifikata me motivacione për humanizëm dhe profesionalizëm gjatë festës së fundvitit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Fjalë të mëdha për misionin e policisë, në një realitet ku krimi i organizuar vijon të mbetet i paprekur dhe institucionet e specializuara e anashkalojnë Policinë e Shtetit.

Sikur energjia e shfaqur për dekorata dhe ceremoni të shoqërohej me transparencë, përgjegjësi dhe veprim real ndaj krimit, situata do të ishte ndryshe. Por sot, mes heshtjes për akuzat dhe shfaqjeve publike, mbetet përshtypja se dekoratat po përdoren për të mbuluar dështimet, jo për t’i përballur ato.

Video

Moti i keq ka goditur orët e fundit brigjet e Cala Gonone, në Sardenjë, duke shkaktuar dëme dhe shqetësime të mëdha për banorët. Sipas raportimeve të para, lartësia e dallgëve ka arritur në disa metra, duke bërë që uji i detit të vërshojë deri në brendësi të zonave të banuara.

Një tjetër trup u gjet këtë pasdite nga ekipet e shpëtimit në rrënojat e trenave që u përplasën në jug të Spanjës, duke e çuar numrin e viktimave në 42. Autoritetet paralajmërojnë se bilanci nuk është ende përfundimtar, gati 48 orë pas aksidentit tragjik. Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë mes rrënojave dhe ekziston mundësia që të gjenden viktima të tjera, ndërsa shumë pikëpyetje mbeten ende pa përgjigje lidhur me shkaqet që çuan në këtë katastrofë hekurudhore. Sipas mediave, hetimet janë përqendruar në dyshimet për një defekt në infrastrukturën hekurudhore, konkretisht në një lidhje të dëmtuar të linjës, e cila mund të ketë luajtur rol kyç në aksident.

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka nënshkruar një dokument zyrtar që parashikon anëtarësimin e vendit në të ashtuquajturin “Bordi i Paqes". Sipas autoriteteve bjelloruse, ky hap synon të forcojë rolin e vendit në nisma ndërkombëtare që lidhen me dialogun, stabilitetin dhe bashkëpunimin për paqe.

50 kamiona për 3 bataliona...

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news