Politika 2025-12-25 17:53:00 Nga VNA

AP: Erion Veliajt iu shkel e drejta për trajtim mjekësor në privatësi. Vizita në prani të policëve të Burgjeve

Ndaje në Whatsapp
AP: Erion Veliajt iu shkel e drejta për trajtim mjekësor në

Raporti i Avokatit të Popullit konstaton shkelje të së drejtës për trajtim mjekësor me dinjitet dhe privatësi në rastin e Erion Veliajt, gjatë një ekzaminimi mjekësor të kryer jashtë institucionit të paraburgimit. Bëhet fjalë për një ekzaminim klizmë/kolonoskopi të zhvilluar në klinikën private “Vila Alba” në Durrës, ku, sipas raportit, punonjës të Policisë së Burgjeve kanë qenë të pranishëm brenda dhomës së mjekut gjatë procedurës.

Sipas raportit, gjatë inspektimit të zhvilluar në IEVP Durrës më 31 korrik 2025, Erion Veliaj ka paraqitur ankesë për shkelje të dinjitetit njerëzor dhe cenim të privatësisë gjatë vizitës mjekësore të kryer jashtë institucionit. Në vijim të hetimit administrativ, Avokati i Popullit verifikoi se Veliaj ishte shoqëruar në klinikën “Vila Alba” më 17 korrik 2025 dhe se gjatë kryerjes së ekzaminimit mjekësor ka qëndruar brenda dhomës të paktën një punonjës i Policisë së Burgjeve, prani e cila u justifikua nga administrata penitenciare si praktikë sigurie.

Raporti citon se gjatë ekzaminimit mjekësor mjeku që po kryente procedurën i ka kërkuar punonjësve të policisë të presin jashtë dhomës deri në përfundim të ekzaminimit, por kjo kërkesë nuk është respektuar. Sipas raportit, punonjësit e policisë kanë deklaruar se kanë për detyrë të zbatojnë rregullat e sigurisë të miratuara për këto raste. Si kompromis, është dakordësuar që punonjësit e policisë të qëndrojnë brenda dhomës me shpinë të kthyer nga shtrati ku po kryhej ekzaminimi i Erion Veliajt.

Megjithatë, nga këqyrja e ambientit të dhomës ku ishte kryer ekzaminimi, Avokati i Popullit konstatoi se dhoma ishte një ambient i hapur dhe i pandarë, ku shmangia e shikimit dhe dëgjimit nga personat e sigurisë që ndodheshin në dhomë ishte e pashmangshme. Për pasojë, raporti vlerëson se privatësia dhe konfidencialiteti mjekësor nuk janë garantuar realisht, pavarësisht formulës së përdorur për të justifikuar praninë e policisë.

Avokati i Popullit thekson se e drejta për trajtim mjekësor nuk kufizohet vetëm në ofrimin e shërbimit shëndetësor, por përfshin domosdoshmërisht kushtet në të cilat ky shërbim ofrohet. Sipas raportit, respektimi i dinjitetit njerëzor dhe i privatësisë gjatë marrjes së shërbimit shëndetësor është komponent thelbësor i trajtimit njerëzor dhe pjesë integrale e së drejtës për kujdes shëndetësor. Prania e punonjësve të sigurisë gjatë një ekzaminimi intim, pa kërkesë të mjekut dhe pa rrezikshmëri të dokumentuar, cenon parimin e konfidencialitetit mjekësor dhe të drejtën për respektimin e jetës private.

Në vlerësimin përfundimtar, raporti arrin në përfundimin se kjo situatë nuk përbën një rast të izoluar, por buron nga vetë kuadri rregullator, konkretisht nga Urdhri nr. 651 i Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, i cili parashikon kryerjen e veprimeve mjekësore jashtë IEVP-së gjithmonë në prani të punonjësve të policisë. Avokati i Popullit vlerëson se ky detyrim nuk ruan një ekuilibër të drejtë dhe proporcional midis nevojës për siguri dhe së drejtës për privatësi, duke çuar në shkelje të së drejtës për trajtim mjekësor me dinjitet, siç evidentohet edhe në rastin konkret të Erion Veliajt.

Video

Moti i keq ka goditur orët e fundit brigjet e Cala Gonone, në Sardenjë, duke shkaktuar dëme dhe shqetësime të mëdha për banorët. Sipas raportimeve të para, lartësia e dallgëve ka arritur në disa metra, duke bërë që uji i detit të vërshojë deri në brendësi të zonave të banuara.

Një tjetër trup u gjet këtë pasdite nga ekipet e shpëtimit në rrënojat e trenave që u përplasën në jug të Spanjës, duke e çuar numrin e viktimave në 42. Autoritetet paralajmërojnë se bilanci nuk është ende përfundimtar, gati 48 orë pas aksidentit tragjik. Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë mes rrënojave dhe ekziston mundësia që të gjenden viktima të tjera, ndërsa shumë pikëpyetje mbeten ende pa përgjigje lidhur me shkaqet që çuan në këtë katastrofë hekurudhore. Sipas mediave, hetimet janë përqendruar në dyshimet për një defekt në infrastrukturën hekurudhore, konkretisht në një lidhje të dëmtuar të linjës, e cila mund të ketë luajtur rol kyç në aksident.

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka nënshkruar një dokument zyrtar që parashikon anëtarësimin e vendit në të ashtuquajturin “Bordi i Paqes". Sipas autoriteteve bjelloruse, ky hap synon të forcojë rolin e vendit në nisma ndërkombëtare që lidhen me dialogun, stabilitetin dhe bashkëpunimin për paqe.

50 kamiona për 3 bataliona...

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news