Politika 2025-12-25 15:31:00 Nga VNA

Diplomaci me avionë 11.9 milionë dollarë, Rama merr dhuratën e fundvitit nga Erdogan

Ndaje në Whatsapp
Diplomaci me avionë 11.9 milionë dollarë, Rama merr dhuratën

Kompania ajrore kombëtare e Turkiye-s, Turkish Airlines, do t'ia transferojë qeverisë shqiptare pronësinë e një Airbus A319 115J, një avion i konfiguruar nga qeveria me vlerë 11.9 milionë dollarë, sipas një marrëveshjeje dypalëshe granti, si pjesë e përpjekjeve për të forcuar lidhjet diplomatike dhe ekonomike midis dy vendeve.
Marrëveshja e publikuar në Gazetën Zyrtare të Turqisë për dhurimin e një avioni Airbus A319 për Shqipërinë paraqitet formalisht si akt miqësie dhe bashkëpunimi bilateral. Por leximi i plotë i dokumentit nxjerr në pah një realitet më kompleks: një hibë pa pagesë, por jo pa kosto.
Së pari, avioni dorëzohet në formulën “AS IS / ËHERE IS”, që në praktikë do të thotë se pala turke nuk mban asnjë përgjegjësi për gjendjen teknike, sigurinë apo funksionalitetin e mjetit fluturues. Shqipëria pranon paraprakisht çdo defekt të mundshëm dhe heq dorë nga çdo e drejtë ankimi apo dëmshpërblimi. Në terma juridikë, kjo e zhvesh marrëveshjen nga çdo garanci minimale që zakonisht shoqëron transferimin e aseteve të tilla me vlerë të lartë.
Së dyti, pavarësisht se avioni dhurohet “falas”, marrëveshja i transferon Shqipërisë një barrë të konsiderueshme financiare: mirëmbajtje, riparime, operim, regjistrim, certifikim dhe mbi të gjitha sigurim ndërkombëtar me vlerë minimale 1 miliard dollarë amerikanë. Këto kosto, të pashpjeguara publikisht, mund të përkthehen në miliona euro në vit për buxhetin e shtetit.
Në përfundim, marrëveshja për avionin turk nuk është thjesht një akt bujarie, por një transferim aseti me risqe të plota të zhvendosura te pala shqiptare. Pa transparencë pa analizë kosto–përfitim, kjo “hibë” rrezikon të kthehet nga simbol miqësie në një barrë të heshtur financiare dhe politike.
Airbus A319-115J është një variant i personalizuar i modelit standard A319-100, i cili është pjesë e familjes A320, një nga seritë më të përdorura në botë të avionëve reaktivë me një korridor.
Avioni ka një peshë maksimale taksi prej 75,900 kilogramësh dhe një peshë bazë bosh prej 44,790 kilogramësh.
Ai fuqizohet nga dy motorë CFM56-5B7/P, të dy me mbi 7,000 cikle të mbetura, dhe është i pajisur me një sistem shfaqjesh ajrore AS400, megjithëse nuk janë instaluar sisteme argëtimi ose lidhjeje gjatë fluturimit.
Edhe pse nuk është një klasifikim komercial i përdorur në oraret publike, A319-115J shfaqet shpesh në flotat ushtarake, qeveritare ose diplomatike, duke përfshirë ato të shteteve anëtare të NATO-s dhe qeverive aleate.

Video

Moti i keq ka goditur orët e fundit brigjet e Cala Gonone, në Sardenjë, duke shkaktuar dëme dhe shqetësime të mëdha për banorët. Sipas raportimeve të para, lartësia e dallgëve ka arritur në disa metra, duke bërë që uji i detit të vërshojë deri në brendësi të zonave të banuara.

Një tjetër trup u gjet këtë pasdite nga ekipet e shpëtimit në rrënojat e trenave që u përplasën në jug të Spanjës, duke e çuar numrin e viktimave në 42. Autoritetet paralajmërojnë se bilanci nuk është ende përfundimtar, gati 48 orë pas aksidentit tragjik. Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë mes rrënojave dhe ekziston mundësia që të gjenden viktima të tjera, ndërsa shumë pikëpyetje mbeten ende pa përgjigje lidhur me shkaqet që çuan në këtë katastrofë hekurudhore. Sipas mediave, hetimet janë përqendruar në dyshimet për një defekt në infrastrukturën hekurudhore, konkretisht në një lidhje të dëmtuar të linjës, e cila mund të ketë luajtur rol kyç në aksident.

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka nënshkruar një dokument zyrtar që parashikon anëtarësimin e vendit në të ashtuquajturin “Bordi i Paqes". Sipas autoriteteve bjelloruse, ky hap synon të forcojë rolin e vendit në nisma ndërkombëtare që lidhen me dialogun, stabilitetin dhe bashkëpunimin për paqe.

50 kamiona për 3 bataliona...

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news