Politika 2026-04-02 10:49:00 Nga VNA

“Partizani”/ SPAK: Dëshmitar Edi Rama? E lëmë në dorë të GJKKO

Ndaje në Whatsapp
“Partizani”/ SPAK: Dëshmitar Edi Rama? E lëmë në

Në procesin gjyqësor në GJKKO lidhur me aferën Partizani, ku i pandehur kryesor është ish-kryeministri Sali Berisha, SPAK kundërshtoi pretendimet e të akuzuarve.

“Në lidhje me kërkesat për papërdorueshmëri apo paligjshmëri të provave kërkojmë që këto pretendime të mos merren parasysh dhe të rrëzohen”, deklaroi prokurori.

Lidhur me kërkesën e Sali Berishës për të thirrur si dëshmitar Edi Ramën, prokuroria e posaçme deklaroi se e lë në çmim të gjykatës.

Në këtë proces Berisha akuzohet për korrupsion, ndërsa dhëndrri i tij Jamarbër Malltezi për korrupsion e pastrim parash. Të pandehur janë dhe disa biznesmenë dhe shoqëri tregtare.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news