Politika 2025-10-11 11:45:00 Nga VNA

Një muaj nga zgjedhjet e pjesshme, KQZ: Kandidat e pavarur ende s’kanë kërkuar regjistrim

Ndaje në Whatsapp
Një muaj nga zgjedhjet e pjesshme, KQZ: Kandidat e pavarur ende

Kandidatët e pavarur që synojnë të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit në pesë bashkitë pa kryetar duhet të mbledhin firma mbështetëse nga zgjedhësit e zonës përkatëse, si kusht për t’u regjistruar në garë.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, bëri të ditur se deri më tani nuk është paraqitur asnjë kandidat apo Komitet Nismëtar në KQZ për këtë qëllim. Ai u bëri thirrje kandidatëve të interesuar që të paraqiten për të marrë formularin e nevojshëm.

“Sipas Kodit Zgjedhor, kandidati i pavarur duhet të sigurojë mbështetjen e jo më pak se 1% të zgjedhësve të bashkisë përkatëse. Deri tani nuk kemi marrë asnjë kërkesë nga kandidatë apo Komitete Nismëtare për regjistrim”, deklaroi Celibashi.

Ndërkohë që kandidatët në bashkitë Mat, Cërrik, Berat, Vlorë dhe Tepelenë mund të nisin procesin e mbledhjes së firmave, situata në Tiranë mbetet e pezulluar. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, KQZ nuk mund të lëshojë formularët zyrtarë për kryeqytetin, çka pengon kandidatët e mundshëm të nisin procedurat.

“Në Tiranë, aktualisht askush nuk mund të mbledhë nënshkrime sipas formularit zyrtar, pasi KQZ nuk mund ta vendosë në dispozicion për shkak të vendimit të Kushtetueses”, sqaroi kreu i KQZ.

Ndërkohë, kandidatët e Partisë Socialiste për pesë bashkitë e tjera regjistrohen drejtpërdrejt në emër të partisë, pa pasur nevojë për mbledhje firmash.

Numri i firmave të nevojshme për secilën bashki:

• Tiranë: 7,200

• Vlorë: 1,719

• Berat: 822

• Cërrik: 388

• Mat: 291

• Tepelenë: 127

Video

Qindra besimtarë ortodoksë në të gjithë Shqipërinë u mblodhën në mesnatën e së shtunës në kisha dhe sheshe për të kremtuar Pashkët Ortodokse, një nga festat më të rëndësishme të kalendarit të krishterë. Ceremonitë u zhvilluan në një atmosferë të veçantë shpirtërore, ku mesazhi “Krishti u ngjall” u përcoll nga drejtuesit fetarë, duke uruar paqe, shpresë dhe begati për të gjithë besimtarët. Ceremonitë u shoqëruan me lutje për paqe, harmoni dhe mirësi, ndërsa urimi “Gëzuar Pashkët” bashkoi besimtarët në një frymë solidariteti dhe besimi. Në përfundim të riteve, shumë prej tyre u drejtuan drejt shtëpive me qirinjtë e ndezur, si simbol i mbarësisë dhe mbrojtjes për familjet e tyre.

Ivanka Trump ka mbërritur ditën e djeshme në qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve, ajo ka qëndruar gjatë mbrëmjes në vilat qeveritare në zonën bregdetare. Gjatë ditës së sotme, Ivanka Trump pritet të ketë një drekë me Kryeministrin Edi Rama, në vilat qeveritare në Dhërmi. Burime bëjnë me dije se Ivanka Trump mund të zhvillojë edhe disa ndalesa të tjera në qytetin e Vlorës, ndërsa deri më tani nuk janë bërë publike arsyet e vizitës së saj apo detaje të mëtejshme mbi takimin. Nga ana tjetër, Kryeministri Rama ka mbërritur në jug të vendit pasditen e së shtunës dhe pritet të qëndrojë në Vlorë edhe gjatë ditës së hënë, ku do të zhvillojë takime dhe inspektime në kuadër të agjendës së tij zyrtare.

Kur harron se je live

Një sulm ajror izraelit që shënjestroi një stacion policie në kampin e refugjatëve Bureij, në Gazën qendrore, vrau të paktën gjashtë persona, përfshirë punonjësin e Al Aqsa TV, Mohammed Sayyid, dhe plagosi disa të tjerë, në një tjetër shkelje të armëpushimit. Ndërkohë, 10 prilli shënon gjashtë mujorin që nga hyrja në fuqi të armëpushimit në fjalë. Video: TRT Balkan Albania

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news