Politika 2025-10-10 09:08:00 Nga VNA

Seanca ndaj Veliajt në rrezik pezullimi nga bojkoti i avokatëve, ndërsa ai sfidon shkarkimin në Kushtetuese

Ndaje në Whatsapp
Seanca ndaj Veliajt në rrezik pezullimi nga bojkoti i avokatëve,

Në Gjykatën e Posaçme do të zhvillohet sot seanca e dytë paraprake ndaj Erion Veliaj dhe 29 të pandehurve të tjerë, të cilët akuzohen nga SPAK për akuza të rënda penale nga korrupsioni, pastrimi i parave dhe shpërdorimi i detyrës. Në mesin e të akuzuarve, krahas ish-kryebashkiakut Veliaj janë edhe bashkëshortja e tij, familjarë të Ajola Xoxës, bashkëpunëtorë të saj të ngushtë, si dhe ish-deputetja e Kuvendit Klotilda Bushka dhe biznesmenë. Të pandehurit kërkojnë pavlefshmëri të akteve dhe për rrjedhojë pushimin e akuzës, ndërsa SPAK dërgimin e tyre në gjyq. Nuk dihet ende nëse seanca do zhvillohet, për shkak se avokatët kanë shpallur bojkot pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit. Lidhur me Erion Veliaj, Gjykata Kushtetuese vendosi dje të pezullojë dekretin e Bajram Begajt për zhvillimin e zgjedhjeve për Bashkinë Tiranë me 9 nëntor si dhe të caktojë 31 tetorin si datë për shqyrtimin e kërkesës së ish-kryebashkiakut që pretendon që shkarkimi i tij është antikushtetues.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news