Politika 2025-11-13 17:23:00 Nga VNA

Marrëveshja për emigrantët/ Rama i papërmbajtshëm para Melonit: Do pranoja 100 herë të tjera

Ndaje në Whatsapp
Marrëveshja për emigrantët/ Rama i papërmbajtshëm para

Gjatë një konference për shtyp në Romë me kryeministrin Edi Rama, kryeministrja italiane Giorgia Meloni e cilësoi marrëveshjen Itali–Shqipëri për emigrantët si revolucionare, duke theksuar se shumë vende të BE-së po përpiqen të ndjekin të njëjtin model.

Ajo pranoi se projekti është përkohësisht i bllokuar, por shprehu bindjen se do të rifillojë sapo të hyjë në fuqi marrëveshja e re evropiane për azilin, duke shtuar se çdo palë do të mbajë përgjegjësitë e veta.

Nga ana tjetër, Edi Rama deklaroi se nuk është penduar aspak për këtë marrëveshje, duke thënë se do ta pranonte 100 herë të tjera nëse do t’i kërkohej nga Italia, por jo nga vende të tjera.

Ai theksoi se bashkëpunimi me Italinë është në interes të ndërsjellë, si në fushën e mbrojtjes ashtu edhe në projekte të tjera, duke e përshkruar partneritetin si të veçantë dhe të bazuar në miqësi historike.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news