Politika 2026-02-25 10:30:00 Nga VNA

Hetimet për koncesionet në shëndetësi / GJKKO sot shqyrton ankimet e Klodian Allajbeut kundër kontrolleve të SPAK

Ndaje në Whatsapp
Hetimet për koncesionet në shëndetësi / GJKKO sot shqyrton

Sot në orën 13:00, Gjykata e Posaçme do të shqyrtojë kërkesën e kompanisë Evita të biznesmenit Klodian Allajbeu, të Spitalit Amerikan, si dhe të bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë dhe disa kompanive të tjera që kundërshtojnë kontrollet e SPAK dhe këmbëngulin në kthimin e sendeve të sekuestruara.

Kërkesat do të shqyrtohen nga gjyqtarja e posaçme Elsa Ulliri, e cila më herët firmosi edhe urdhrat e kontrolleve mbi kompanitë dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të Allajbeut, përfshirë edhe Onejda Ymeraj.

SPAK është duke hetuar koncesionet në shëndetësi, përfshirë edhe koncesionin e laboratorëve mjekësorë, dhe ka dyshime se, ndonëse është fituar nga një kompani tjetër, kontrollohet në mënyrë të tërthortë nga Klodian Allajbeu.

Në kuadër të hetimeve, SPAK ushtroi kontrolle në kompaninë Evita, si dhe në Spitalin Amerikan dhe disa kompani të tjera që dyshohet se janë të lidhura me njëra-tjetrën. Gjatë kontrolleve u morën dokumente, fatura, kontrata, celularë, si dhe pajisje kompjuterike.

Hetimet po drejtohen nga prokurorja e posaçme Dorina Bejko.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news