Politika 2026-02-22 11:37:00 Nga VNA

Flamur Noka dhe Xhelal Mziu nën hetim pas protestës së 20 shkurtit, akuzohen për shtyrje dhe goditje të dy qytetarëve para Parlamentit

Ndaje në Whatsapp
Flamur Noka dhe Xhelal Mziu nën hetim pas protestës së 20

Dy deputetët e Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe Xhelal Mziu, janë vënë nën hetim pas incidenteve të ndodhura gjatë protestës së 20 shkurtit përpara Parlamentit.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetasve F. N. dhe Xh. M., pas kallëzimit të bërë nga shtetasit K. M. dhe T. T.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit F. N. dhe Xh. M., pasi ndaj tyre kanë kallëzuar shtetasit K. M. dhe T. T. se, më datë 20.02.2026, gjatë tubimit të zhvilluar nga subjekti politik Partia Demokratike, janë shtyrë dhe goditur prej tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas kallëzuesve, Hetem Toraj dhe një i njohur i tij janë gjendur rastësisht para Parlamentit në momentin e përplasjes. Deputetët, sipas pretendimeve, i kanë konsideruar ata si punonjës policie që po arrestonin protestues dhe në këtë kontekst ka ndodhur incidenti.

Çështja tashmë është në dorë të Prokurorisë, e cila pritet të hetojë rrethanat e plota të ngjarjes.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news