Politika 2025-12-16 11:34:00 Nga VNA

Drejtoresha e AKSHI-t vendoset nën arrest shtëpie, Rama flet për të drejtën e informimit

Ndaje në Whatsapp
Drejtoresha e AKSHI-t vendoset nën arrest shtëpie, Rama flet për

Në ditën kur drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karcanaj, u vendos nën masën e “arrestit shtëpie”, kryeministri Edi Rama, sikur të mos kishte ndodhur asgjë, mori pjesë në një tryezë ku foli për të drejtën e informimit dhe lirinë e medias.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria ka marrë angazhimin për dekriminalizimin e shpifjes për gazetarët, duke theksuar se ndër vite nuk ka pasur padi penale ndaj gazetarëve nga ana e ekzekutivit.

“S’është se ka pasur ndonjë gazetar të goditur penalisht nga paditë e qeverisë në këto vite. As nuk ka pasur padi për gazetarët, i kemi ndaluar prej vitesh,” u shpreh Rama, duke shtuar se ky hap synon të relaksojë më tej situatën dhe të forcojë lirinë e medias.

Sipas tij, qeveria nuk mjaftohet me shprehje vullneti, por synon ta materializojë atë në mënyrë sistematike me progres konkret. “Do ta bëjmë edhe këtë hap tjetër që shkon drejt relaksimit të situatës së gazetarëve në tërësi,” tha Rama.

Po ashtu, kryeministri paralajmëroi sanksione për ministrat dhe sekretarët e përgjithshëm që nuk respektojnë detyrimin për dhënien e informacionit.

“Ngurrimi për të ndarë informacion, edhe kur bëhet fjalë për fakte administrative, është absurd dhe dëmton më shumë sesa mbron,” tha Rama, duke theksuar se mungesa e transparencës krijon dyshim.

Ai solli si shembull masat e marra më herët ndaj deputetëve që parkonin në trotuare dhe lulishte, duke nënvizuar se ato funksionuan. “Roli i disave është ta shohin gotën gjysmë bosh, i yni është ta shohim gjysmë plot,” përfundoi Rama.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news