Politika 2025-12-15 14:52:00 Nga VNA

Veliaj letër Këshillit Bashkiak: Miratimi i buxhetit 2026 pa marrë mendimin tim, s’ka legjitimitet

Ndaje në Whatsapp

Veliaj letër Këshillit Bashkiak: Miratimi i buxhetit 2026 pa

Erion Veliaj i kërkon Këshillit Bashkiak të Tiranës që miratimi i buxhetit për vitin 2026 të mos bëhet pa konsultim me të, duke theksuar se, sipas ligjit, mendimi i kryetarit të zgjedhur është i domosdoshëm për një proces të rregullt dhe legjitim vendimmarrës. Kërkesa është bërë përmes një letre drejtuar Këshillit Bashkiak, në prag të diskutimit dhe miratimit të buxhetit, që pritet të zhvillohet më 18 dhjetor.

Në letrën e tij, kryetari i Bashkisë së Tiranës nënvizon se miratimi i buxhetit pa një konsultim real me të do të përbënte një devijim nga standardet e qeverisjes vendore, si edhe një pengim të realizimit të mandatit të tij demokratik. Veliaj thekson se një vendimmarrje e tillë do të binte ndesh me parimet ligjore që rregullojnë funksionimin e pushtetit vendor.

Sipas kryebashkiakut, nëse buxheti miratohet “pa konsultim real dhe substancial me Kryetarin e zgjedhur, ai nuk mund të konsiderohet shprehje e vullnetit politik të qytetarëve, por vetëm një akt formal administrativ, i zhveshur nga legjitimiteti demokratik”.

Në letrën drejtuar Këshillit Bashkiak, Veliaj parashtron edhe disa kërkesa konkrete. Së pari, ai kërkon zhvillimin e një konsultimi institucional me të për buxhetin. Së dyti, kërkon që dëgjesat publike të zhvilluara pa konfirmimin e tij të mos merren në konsideratë. Së treti, thekson se buxheti nuk duhet të miratohet pa propozimin apo konfirmimin e tij, pasi një veprim i tillë do të përbënte shkelje ligjore.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese e riktheu Erion Veliajn në detyrë në fillim të muajit nëntor. Kushtetuesja rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës, si edhe dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zhvillimin e zgjedhjeve në kryeqytet.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news