Politika 2025-12-15 12:14:00 Nga VNA

Transformimi Onkologjikut, investim i ministrisë apo i Samir Manes?

Ndaje në Whatsapp
Transformimi Onkologjikut, investim i ministrisë apo i Samir Manes?

Dy ditë më parë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Evis Sala, vizitoi ambientet e reja të Shërbimit të Kemioterapisë në Spitalin Onkologjik të Tiranës. Gjatë vizitës, me krenari për punën e saj ministrja tregoi tre salla të dedikuara për trajtim, të cilat  ofrojnë shërbim për rreth 100 pacientë ditorë.

Sot, Kryeministri Edi Rama shpërndau një video nga vizita, duke nisur ditën me një mesazh:

“MIRËMËNGJES ???? dhe me transformimin e Onkologjikut që vazhdon, nën kujdesin e ministres së shëndetësisë, e cila është edhe një personalitet i mirënjohur në botën akademike të trajtimit të kancerit, ju uroj një javë të mbarë????.”


Megjithatë, pas këtij kujdesi institucional për transformimin e Onkologjikut siç shprehet Rama, fshihet një investim i privat. Fondacioni Mane, themeluar nga Samir Mane, ka investuar ne 30 poltronet e reja të cilat reklamoi më pare ministrja.

Një ditë pas ministres, Samir Mane vizitoi personalisht sallat e rehabilituara, duke parë nga afër rezultatet e ndërhyrjes dhe efektin e saj mbi pacientët

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news