Politika 2025-12-15 10:38:00 Nga VNA

Berisha në SPAK, “përcjell” Dumanin me akuza dhe fantazi politike

Ndaje në Whatsapp
Berisha në SPAK, “përcjell” Dumanin me akuza dhe fantazi

Sali Berisha u paraqit sot në SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitjeje” për çështjen “Partizani”. Dalja e tij u shoqërua me deklarata, akuza dhe rrëfime të përsëritura.

Ish-kryeministri tha se kishte lënë një “mesazh të fundit” për kreun e SPAK, Altin Dumani, i cili mbyll mandatin më 18 dhjetor. Sipas Berishës, Dumani e përfundon drejtimin e Prokurorisë së Posaçme “me faqe të zezë”, duke e cilësuar si “armik të egër të pluralizmit politik” dhe “mercenar të Edi Ramës”.

Në deklaratat e tij, Berisha ndërtoi një narrativë të gjatë për pasuri të fshehura, apartamente të padeklaruara dhe mashtrime, duke pretenduar se Dumani disponon rreth katër apartamente, gjë që sipas tij nuk mund të arrihet “me rrogë shteti”. Pa paraqitur prova konkrete, kreu i PD-së këmbënguli se ka “fakte të plota”, duke e krahasuar situatën me përvojën e tij personale si ish-president dhe ish-kryeministër.

Berisha kaloi edhe në nota ironike dhe skenarë imagjinarë, duke përshkruar një episod ku, sipas tij, Dumani kishte mbledhur agjentët e BKH-së për t’u lexuar “urdhrin e fundit të Ramës”, që sipas Berishës do t’i çarmatoste dhe do t’i pajiste me “patllake dërrase”. 

" Altin Troplini kishte mbledhur BKH-në dhe u lexonte urdhrin e fundit të Edi Ramës. Do të çarmatosen që të gjithë agjentët e BKH dhe do armatosen me patllake dërrase. Më patllake të vërteta nuk do ketë, se na e tmerruan kryeministrin. Dhe e kishte mbajtur të fshehtë 20 e ca ditë. Shkuarjen e agjentëve të BKH në kryeministri me patllake, Rama i tmerruar e mbajti të fshehtë 20 e ca ditë dhe e nxori të nesërmen e vendimit të Irenave të Kushtetueses. Të vendimit antikushtetues, antiligjor, të turpshëm, të paprecedent në historinë e Europës dhe botës për një vend me shtet ligjor." tha Berisha

Deklaratat e Berishës u shoqëruan edhe me sulme ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe paralajmërime për protesta, duke vijuar të njëjtën linjë akuzash ndaj institucioneve të drejtësisë, të cilat ai i konsideron të kapura nga qeveria.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news