Politika 2025-09-15 10:58:00 Nga VNA

Berisha e quan lajm të mirë qëndrimin e SHBA për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, por nuk beson edhe tek pasardhësi: Do ta zgjedhë Rama

Ndaje në Whatsapp
Berisha e quan lajm të mirë qëndrimin e SHBA për zgjedhjen e

Kreu i PD-së, Sali Berisha, u paraqit këtë paradite në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Para mbështetësve që e prisnin jashtë dyerve të SPAK, Berisha u pyet nëse do të merrte pjesë në seancën gjyqësore të sotme ndaj tij në GJKKO.

Ai nuk dha detaje, duke theksuar se do të veprojë sipas udhëzimeve të avokatëve:

“Unë nuk flas në emër të avokatëve të mi. Do të veproj në përputhje me këshillat e tyre. Nëse më thonë të shkoj në sallën e gjyqit, do të shkoj. Por atje ka një radhë pune, kur të më thonë, do të shkoj”, deklaroi Berisha.

Kreu i PD-së nuk kurseu as akuzat ndaj kreut aktual të SPAK, Altin Dumani. Sipas tij, deklarata e përfaqësueses së SHBA në Shqipëri për zgjedhjen e një drejtuesi të ri të SPAK shënon fundin e përpjekjeve të Dumanit për të zgjatur mandatin.

“Altin Dumani po shkulte leshrat, po qante dhe bërtiste, sepse u bënë pluhur përpjekjet e tij puçiste, antikushtetuese, për të zgjatur mandatin”, tha Berisha.

I pyetur për deklaratën e të ngarkuarës me punë në Shqipëri, Nancy VanHorn, e cila vlerësoi punën e Dumanit, Berisha nuk preferoi ta komentojë, duke thënë:

“Për të vdekurit ose fol mirë ose mos fol më. Për të vdekurit politikisht e kam fjalën”.

Megjithatë, kryedemokrati shprehu mosbesim edhe për kreun e ri të SPAK që do të zgjidhet, duke theksuar se, sipas tij, kushdo që të jetë, do të zgjidhet nga Edi Rama.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news