Politika 2025-09-24 11:05:00 Nga VNA

Belind Këlliçi i bashkohet Agron Shehajt: Opozita mund të fitojë Tiranën me një kandidat të përbashkët jashtë partive

Ndaje në Whatsapp
Belind Këlliçi i bashkohet Agron Shehajt: Opozita mund të

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i ftuar në emisionin “Live në Mëngjes”, shprehu mbështetjen për idenë e Agron Shehajt mbi gjetjen e një kandidati të përbashkët opozitar që nuk përfaqëson asnjë parti politike.

“Kjo është mënyra e vetme që opozita ka për të fituar kundër Edi Ramës. PS mori vetëm 48% në Tiranë, që tregon se opozita ka potencial për të fituar,” tha Këlliçi, duke shtuar se një kandidaturë e fortë, qoftë nga diaspora, shoqëria civile, apo brenda vetë PD-së, mund të sjellë një rezultat surprizues në zgjedhjet e ardhshme.

Shehaj më parë deklaroi "Nuk po them të bëhemi shokë e miq, por të nxjerrim një kandidat që të përfaqësojë opozitën. Mendoj që jashtë politikës ka shumë njerëz që mund të jepnin kontributin e tyre.”

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news