Politika 2025-09-23 21:20:00 Nga VNA

Drejtoresha e re e QSUT, dikur pjesë e takimeve në selinë e PD-së

Ndaje në Whatsapp
Drejtoresha e re e QSUT, dikur pjesë e takimeve në selinë e

Pas dorëheqjes së Florenc Spahos nga drejtimi i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në krye të institucionit pritet të emërohet Anxhela Paparizo.

Paparizo është diplomuar për Histori dhe Gazetari dhe ka mbajtur më herët disa pozicione drejtuese në Bashkinë e Tiranës ndërsa aktualisht drejton departamentin e Arteve dhe Kulturës në Bashkinë e qytetit Burlington në Ontario, Kanada, ku është shpërngulur që prej vitit 2008.

Por jo me larg se një vit më parë, Anxhela Paparizo ka qenë pjesë e një takimi në selinë e Partisë Demokratike me kryetarin Sali Berisha, në cilësinë e nënkryetares së Këshillit Koordinues të Diasporës. Në atë kohë, Berisha e cilësoi takimin si një shkëmbim mendimesh mbi situatën në vend dhe rolin e diasporës shqiptare, duke theksuar mbështetjen e PD-së për të drejtën e votës së emigrantëve.

Mesa duket emërimi i drejtoreshës së re të QSUT këtë herë, do të ketë dhe miratimin e opozitës.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news