Politika 2025-12-12 16:52:00 Nga VNA

Avokati popullit, Bardhi: Peleshi keqpërdori firmat, do bejmë kallzim penal

Ndaje në Whatsapp
Avokati popullit, Bardhi: Peleshi keqpërdori firmat, do bejmë kallzim

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka paralajmëruar padi penale ndaj kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, duke e akuzuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh në procesin e votimit të Avokatit të Popullit, ku u zgjodh Endrit Shabani.

Sipas Bardhit, Peleshi “ka falsifikuar aktet parlamentare” duke përdorur firmat e deputetëve të PD-së, të cilat ishin tërhequr, për të paraqitur Shabanin si kandidat të vlefshëm, ndërkohë që – sipas tij – ai “nuk kishte asnjë firmë mbështetëse”.

Bardhi deklaron se nënshkrimet e ligjvënësve janë përdorur kundër vullnetit të tyre dhe se ky veprim synon “përmbushjen e ambicies së Edi Ramës për kapjen e çdo institucioni”.

Ai njoftoi se ka autorizuar ekipin ligjor të PD-së për të përgatitur kallëzimin penal ndaj Peleshit dhe të tjerëve të përfshirë, ndërsa do të kërkojë edhe autorizimin e grupit për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese me qëllim verifikimin e ligjshmërisë së zgjedhjes së Avokatit të Popullit.

Reagimi

Nëpërmjet falsifikimit të akteve parlamentare, Niko Peleshi i paraqiti dje Kuvendit të Shqipërisë për votim si kandidat të rrejshëm për Avokat të Popullit një njeri që nuk kishte mbështetjen me firmë të vlefshme të asnjë deputeti të vetëm, jo më të 28 deputetëve siç ligji kërkon për hedhjen në votim.
Pikërisht duke shpërdoruar detyrën, Kryetari i Kuvendit përmbushi ambicien e sëmurë të Edi Ramës për të kapur çdo pushtet, përfshirë institucionin e fundit kushtetues që nuk ishte nën kontrollin e qeverisë.

Mirëpo këtë herë Kryetari i Kuvendit ka tejkaluat çdo limit, duke keqpërdorur firmat e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë që ishin tërhequr nga propozimi i projektvendimit përkatës. Askush nuk mund të përdor jashtë vullnetit të tyre nënshkrimet/propozimet e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Prandaj sot, kam autorizuar menjëherë ekipin ligjor të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike që të përgatisë kallëzim penal për “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim të dokumenteve” parlamentare në bashkëpunim për Kryetarin e Kuvendit Niko Peleshin, dhe çdokënd tjetër që ka rol në këtë akt të paprecedent të Kuvendit. Ndërkohë që do të kërkoj nga grupi parlamentar autorizimin përkatës për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të verifikuar zgjedhjen e Avokatit të Popullit përmes një procedure parlamentare tërësisht të paligjshme.

Grupi Parlamentar i PD ka qenë dhe mbetet i vendosur që zgjedhja e organeve kushtetuese duhet të bëhet sipas një procedure transparente, gjithëpërfshirëse dhe që garanton pavarësinë e këtyre institucioneve, sikurse Raport Progresi i Komisionit Europian nënvizon. Vetëm kështu Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian. Përndryshe provohet se kemi kaluar edhe zyrtarisht në një parti-shtet!

Video

Momenti kur Adriatik Lapaj humb ndjenjat gjatë përplasjes me policinë për largimin e gjeneratorit të vendosur para Kryeministrisë. Ndërhyrja e forcave të rendit u bë me pretendimin se pajisja zinte hapësirë publike, ndërsa Lapaj këmbënguli se kishte depozituar dokumentacionin për protestën dhe furnizimin me energji. Situata u qetësua vetëm pasi ai u ndje keq dhe u rrëzua.

Ishte koha kur zonja Bejtja merrte vendime që i vinin për shtat Berishës.

U gjet fajtori për firmat ...

Lapaj...vijon protestën tek Kryeministria, Policinë ndërhyn për të marrë gjeneratorin Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj dhe disa qytetarë po vijojnë protestën para Kryeministrisë. Por teksa pritej të zhvillohej tubimi në orën 17:00, Policia ndërhyri për t'i hequr gjeneratorin, dhuruar nga një emigrant shqiptar në Angli. Policia ka ndërhyrë ndaj protestuesve duke iu kërkuar të lirojnë trotuarin përpara kryeministrisë. Lapaj ka debatuar me forcat e rendit, duke thënë se ka leje për këtë tubim. Na thoni cilin ligj kemi shkelur?”, thotë Lapaj. Ndërkohë policia ka kërkuar heqjen e një gjeneratori për energjinë elektrike, si dhe karrigeve aty pranë. Protestuesit pretendojnë se janë konform ligjit dhe nuk e kanë shkelur atë, pasi ka të bëjë me një protestë të rregullt.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news