Politika 2025-12-11 21:48:00 Nga VNA

Salianji: PD s’fiton pa moral dhe strategji, shqiptarët duan ndryshim real

Ndaje në Whatsapp
Salianji: PD s’fiton pa moral dhe strategji, shqiptarët duan ndryshim

Ervin Salianji ka vijuar takimet me strukturat e Partisë Demokratike në Gjirokastër, ku u ndal te nevoja urgjente për ndryshim brenda PD-së dhe në vend.

“Sot shqiptarët kërkojnë ndryshim real që vetëm PD mund ta bëjë. Edi Ramën ne duhet ta mundim dhe mund ta mundim. Por nuk mund të rrimë edhe 7 muaj pas zgjedhjeve për të ngrohur karriget dhe të mos flasim për problemet. Problemi i brendshëm është i pakapërcyer. Për vite kemi qenë parti që reagon, por shpesh duke kujtuar të shkuarën. Vendi ka nevojë për energji të reja dhe njerëz që kanë marrë votëbesimin e qytetarëve”, u shpreh Salianji.

Ai theksoi se një parti nuk mund të fitojë pa pasur moral dhe të vërtetën me vete, duke shtuar se Rama këtë nuk e ka: “Është e vështirë të fitosh nëse nuk ndryshon gjuhën politike të drejtimit. Shqiptarët duan ndryshim real dhe këtë mund ta sjellë vetëm PD.”

Salianji foli edhe për gabimet e përsëritura të PD-së, nga sistemi zgjedhor tek lënia e mandateve, ndarja territoriale dhe mosvlerësimi i njerëzve të votuar nga qytetarët. Kritika hodhi per zgjedhjen e avokatit te popullit.

“PD paska bërë një gabim tjetër sot. Si mundet PD dhe grupi parlamentar të shkojë pa strategji dhe t’i japë Ramës 15 emra që ai të zgjedhë cilin të dojë? Si mundet PD të mos ketë guximin të thotë që kandidatura jonë do të jetë Adriana Kalaja apo Skënder Aluci? Si ka mundësi që PD nuk mban qëndrim të qartë?”, deklaroi ai.

Salianji kërkoi që PD të marrë përgjegjësi, të përcaktojë qartë drejtimet dhe të prezantojë ndryshimin që shqiptarët presin.

Video

Momenti kur Adriatik Lapaj humb ndjenjat gjatë përplasjes me policinë për largimin e gjeneratorit të vendosur para Kryeministrisë. Ndërhyrja e forcave të rendit u bë me pretendimin se pajisja zinte hapësirë publike, ndërsa Lapaj këmbënguli se kishte depozituar dokumentacionin për protestën dhe furnizimin me energji. Situata u qetësua vetëm pasi ai u ndje keq dhe u rrëzua.

Ishte koha kur zonja Bejtja merrte vendime që i vinin për shtat Berishës.

U gjet fajtori për firmat ...

Lapaj...vijon protestën tek Kryeministria, Policinë ndërhyn për të marrë gjeneratorin Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj dhe disa qytetarë po vijojnë protestën para Kryeministrisë. Por teksa pritej të zhvillohej tubimi në orën 17:00, Policia ndërhyri për t'i hequr gjeneratorin, dhuruar nga një emigrant shqiptar në Angli. Policia ka ndërhyrë ndaj protestuesve duke iu kërkuar të lirojnë trotuarin përpara kryeministrisë. Lapaj ka debatuar me forcat e rendit, duke thënë se ka leje për këtë tubim. Na thoni cilin ligj kemi shkelur?”, thotë Lapaj. Ndërkohë policia ka kërkuar heqjen e një gjeneratori për energjinë elektrike, si dhe karrigeve aty pranë. Protestuesit pretendojnë se janë konform ligjit dhe nuk e kanë shkelur atë, pasi ka të bëjë me një protestë të rregullt.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news