Politika 2026-04-01 11:49:00 Nga VNA

Arlind Boshku dhe Dritan Burgija kërkojnë shpjegime për përjashtimin nga grupi i këshilltarëve të PD në Durrës

Ndaje në Whatsapp
Arlind Boshku dhe Dritan Burgija kërkojnë shpjegime për

Arlind Boshku dhe Dritan Burgija kanë mbërritur në selinë e Partisë Demokratike për të kundërshtuar vendimin për përjashtimin e tyre nga grupi demokrat i këshilltarëve në Këshillin Bashkiak të Durrësit.

Ata kërkuan sqarime lidhur me mënyrën se si është marrë vendimi dhe shprehën pakënaqësinë për përjashtimin e tyre. Dritan Burgija, kreu i grupit të këshilltarëve, dhe Arlind Boshku, sekretar i degës së PD në Durrës, kërkuan një ballafaqim me kreun e PD, Sali Berisha, duke e konsideruar vendimin ndaj tyre të padrejtë.

“Duam shpjegime për përjashtimin tim dhe Arlind Boshkut, kolegut tim. Nuk është çështje pozicionesh, por dinjiteti. Çdo rresht i vendimit është anti-statutor,” deklaroi Burgija, duke kërkuar fakte dhe prova që çuan në shkarkimin e tij.

Ata theksuan se akuzat ndaj tyre janë shumë të rënda dhe kërkuan një diskutim të drejtpërdrejtë me lidershipin e partisë.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news