Politika 2026-04-01 10:14:39 Nga VNA

Zgjedhjet 2025, raporti: Vota e Diasporës na kushtoi 7 milionë euro

Ndaje në Whatsapp
Zgjedhjet 2025, raporti: Vota e Diasporës na kushtoi 7 milionë euro

Zgjedhjet parlamentare dhe ato të pjesshme vendore të vitit 2025 i kushtuan buxhetit të shtetit shqiptar rreth 30 milionë euro. Të dhënat nga raporti vjetor i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tregojnë se pjesa më e madhe e shpenzimeve u përqendrua në mallra dhe shërbime, duke zënë afro 90% të buxhetit total të institucionit.

“Aktiviteti i i KQZ-së për realizimin dhe administrimin e gjithë procesit zgjedhor të zgjedhjeve për Kuvend të datës 11 Maj 2025, si dhe të zgjedhjeve të pjesshme për 5 Bashki të datës 9 Nëntor, është mbështetur nga buxhet i shtetit në llogarinë e shpenzimeve për mallra e shërbimeve ku plani i rishikuar për këtë zë është në shumën 3 miliardë lekë” thuhet në raport.

Sipas KQZ gjatë zhvillimit të procesit zgjedhor, u kryen shpenzime dhe transferime financiare për njësitë e qeverisjes vendore, kryesisht për transportin e materialeve zgjedhore, qiranë e ambienteve, shpërblimin e komisionerëve dhe shpenzime të tjera operacionale të domosdoshme për funksionimin e strukturave zgjedhore.

Ajo që bie në sy në zgjedhjet e kaluara është kostoja e votës së Diasporës. Për herë të parë në 35 vite demokraci, shqiptarët jashtë vendit votuan nga shtetet ku jetojnë, një proces që solli jo vetëm risi, por edhe një faturë disi të “kripur: financiare. Vetëm shërbimi postar për këtë proces arriti në rreth 7 milionë euro realizim faktik, nga një plan fillestar mbi 12 milionë euro.

Kjo e bën votën e emigrantëve një nga zërat më të lartë të shpenzimeve në të gjithë procesin zgjedhor. Edhe pse kontrata për shërbimin postar u lidh me një vlerë më të ulët se fondi limit, duke sjellë kursime në fazën e prokurimit, përdorimi real i shërbimit mbeti poshtë pritshmërive, çka tregoi një pjesëmarrje më të ulët nga sa ishte parashikuar.

Ende nuk ka një analizë të asaj që arriti të prodhojë vota e Diasporës dhe ndikimi i saj në një proces zgjedhor që merrte për herë të parë të tilla përmasa. Palë të ndryshme e panë këtë si pozitive ose pa ndonjë ndikim në demokracinë e brendshme duke qenë të ndarë në qëndrime. Gjithsesi zgjedhjet 2025 hapën për herë të parë derën për pjesëmarrje më të gjerë të një grupi të madh shqiptarësh që jetojnë jashtë kufijve./ Monitor

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news