Politika 2025-11-17 22:01:00 Nga VNA

Ahmetaj shpërthen në Syri TV: “Dumani nuk heton dot banda dhe të dalë në stadium me familjen”

Ndaje në Whatsapp
Ahmetaj shpërthen në Syri TV: “Dumani nuk heton dot banda dhe

Gjatë një ndërhyrjeje telefonike në emisionin e mbrëmjes në Syri TV, ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj reagoi ndaj akuzës së re të SPAK, e cila u shtua sot në seancën gjyqësore mbi çështjen “Fabrika Buka”, ku prokuroria pretendon një transfertë prej 3 milionë eurosh të tij nga Shqipëria drejt Austrisë.

Në vend që të komentonte akuzën, Ahmetaj, nga Zvicra ku ndodhet në arrati, goditi drejtpërdrejt kreun e SPAK, Altin Dumanin.Sipas tij, në vend që të hetojë krimin e organizuar “nga A-ja te Zh-ja”, SPAK po kryen një “genocid kundër familjes” së tij. “E kanë menduar ndonjëherë këta kur shkojnë në shtëpi, që kanë shkatërruar jetë pa të drejtë?” pyeti ai, duke lënë të kuptohet se është duke u përndjekur padrejtësisht.

Sipas tij, “Dumani nuk mund të thotë se heton banda të rrezikshme dhe të dalë në tribunën VIP të stadiumit me familjen.”

Ai shtoi se kjo sjellje ngre pikëpyetje të qarta mbi mënyrën se si drejtuesit e SPAK sigurojnë biletat e shtrenjta dhe mbi imazhin publik që përcjell institucioni, teksa prokurorët shfaqen të relaksuar në evente luksoze “ndërkohë që pretendojnë luftë totale ndaj krimit dhe korrupsionit”.

Ahmetaj, nga arratia në Zvicër artikuloi idenë se shfaqjet publike të drejtuesve të SPAK dhe goditjet ndaj tij e familjes së tij “janë dy anë të së njëjtës medalje”: një sistem që, sipas tij, reagon ndaj kujtdo që “i prish rehatinë”.

Lexo gjithashtu

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news