Politika 2025-11-17 20:19:00 Nga VNA

VNA zbulon kandidatin e opozitës për Avokatin e Popullit: PD rikthen Besim Ndregjonin, pavarësisht listës së gjerë të Komisionit të Ligjeve

Ndaje në Whatsapp
VNA zbulon kandidatin e opozitës për Avokatin e Popullit: PD rikthen

Krejt rastësisht VNA ka zbuluar një nga 4 kandidatët që opozita do të mbështesë për postin e Avokatit të Popullit. Gjatë mitingut të sotëm të opozitës, një nga deputetët e PD-së ka qenë duke mbledhur firmat për të mbështetur kandidatin Besim Ndregjoni, të njëjtin që u rrëzua në një votim të mëparshëm. Ende nuk dihet se kush do të jetë kandidati final që opozita do të mbështesë në seancën e 2 dhjetorit, por sot dikush ka dalë për të mbledhur firma për Ndregjonin.

Ndërkohë, në listë ka kandidatë të tjerë dinjitozë, për të cilët duket se Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku janë në kontakte me Taulant Ballën për të gjetur një marrëveshje. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë i preferuari për t’u votuar në seancën e dhjetorit.

Kjo është lista e plotë e miratuar nga Komisioni i Ligjeve:
1. Adriana Kalaja
2. Aranita Brahaj
3. Anton Kosteri
4. Anton Lleshaj
5. Besim Ndregjoni
6. Dardan Mustafaj
7. Endri Papajorgji
8. Endrit Shabani
9. Fatjona Male
10. Genta Tafa
11. Gerti Shella
12. Gëzim Allaraj
13. Ismail Tafani
14. Jola Hysaj
15. Juliana Hoxha
16. Laureta Roshi
17. Lulzim Hamitaj
18. Mirela Biba
19. Myrteza Myftari
20. Robert Gajda
21. Saimir Vishaj
22. Shkëlqim Sulo
23. Suela Koçibellinj
24. Tartar Bazaj
25. Valentina Teodoresku
26. Skënder Haluci

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news