Politika 2025-11-17 08:33:00 Nga VNA

Berisha sot në SPAK për “Partizani”-n: a do t’i dorëzohet më në fund fletëthirrja për 21 janarin

Ndaje në Whatsapp
Berisha sot në SPAK për “Partizani”-n: a do t’i

Tre ditë pasi refuzoi të paraqitej në SPAK për krimin shtetëror të 21 janarit, Sali Berisha sot duhet të shkelë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” për aferën “Partizani”, ku është marrë i pandehur bashkë me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, dhe tre persona të tjerë.

Por a do të shfrytëzohet sot kjo mundësi nga prokurorët e çështjes së 21 janarit, të cilët po hetojnë vrasjen e katër protestuesve para Kryeministrisë, për t’i dorëzuar Berishës fletëthirrjen zyrtare për t’u paraqitur në procedim?

Kjo mbetet për t’u parë, ndërsa zhvillimet e ditëve të fundit kanë krijuar një panoramë të ndezur politike përpara një të hëne që pritet e vrullshme. Berisha ka deklaruar se “nuk ka marrë asnjë fletëthirrje” nga SPAK për çështjen e 21 janarit. Flamur Noka thotë se në selinë e PD-së nuk ka mbërritur asnjë njoftim. Gazment Bardhi akuzon SPAK-un se ka gënjyer, kur ka thënë se thirrja është dorëzuar në zyrat e grupit parlamentar të PD-së.

Ndërkohë, fletëthirrja ka qarkulluar lirshëm në media, por as kryetari i PD-së, as drejtuesit e tij nuk e kanë marrë në dorë fizikisht. Sot, me shumë gjasë, ata – dhe vetë Sali Berisha – do të mund ta kenë në duar për herë të parë.

Dhe atëherë nuk do t’i shpëtojnë dot pyetjes që po troket fort:

A do të paraqitet Sali Berisha për t’u marrë në pyetje nga prokurorët për rolin e tij si kryeministër në ngjarjen e rëndë të 21 janarit?

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news