Kronika 2026-09-18 12:24:31 Nga VNA

Plagosja e avokatit në Durrës, kolegët bojkotojnë seancat gjyqësore

Ndaje në Whatsapp

Plagosja e avokatit në Durrës, kolegët bojkotojnë seancat

Avokatët në Durrës bojkotuan këtë të premte për dy orë seancat gjyqësore, në shenjë proteste dhe solidariteti pas plagosjes me armë të kolegut të tyre, Elton Shllaku. Bojkoti u zhvillua nga ora 08:00 deri në 10:00 dhe përfshiu çështjet civile dhe penale, me përjashtim të seancave për masat e sigurimit.

Vendimi u mor nga Dhoma Vendore e Avokatisë Durrës, e cila kërkon që institucionet të marrin masa konkrete për garantimin e sigurisë së avokatëve gjatë ushtrimit të profesionit.

Kreu i Dhomës Vendore të Avokatisë, Lorval Petani, deklaroi se rastet që cenojnë jetën dhe sigurinë e avokatëve kërkojnë vëmendje dhe mbrojtje të posaçme institucionale. Dhoma i ka kërkuar gjithashtu Prokurorisë së Durrësit zhvillimin e një hetimi të shpejtë dhe të plotë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Avokati Elton Shllaku, 52 vjeç, u plagos me armë zjarri në dorë pasditen e së mërkurës, në një lokal në lagjen nr. 1 të Durrësit. Ai u transportua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas të dhënave të deritanishme, ngjarja dyshohet se lidhet me një konflikt pronësie. Çështja e sigurisë së avokatëve pritet të diskutohet edhe në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

Video

SHISH “fshin” Vlora Hysenin nga historiku zyrtar

I shënoi kush u largua nga salla! ???? Pamjet nga OKB-ja tregojnë zyrtarë të delegacionit izraelit duke kaluar nga një tavolinë te tjetra dhe duke evidentuar delegacionet që u larguan nga salla gjatë fjalimit të Benjamin Netanyahu-t. Dhjetëra delegacione u larguan sapo kryeministri izraelit mori fjalën, duke lënë pas shumë vende bosh në sallën e Asamblesë së Përgjithshme.

Skandali po kthehet në biznes, “radarët” e Vlora Hysenit përfundojnë në bluza

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news