Kronika 2026-09-17 09:24:00 Nga VNA

Një 12-vjeçare e abuzuar nga të afqrmit/ Pamjet në telefon zbulojnë historinë tronditëse, arrestohen kushëriri dhe tezja

Ndaje në Whatsapp
Një 12-vjeçare e abuzuar nga të afqrmit/ Pamjet në telefon

Një telefon, disa pamje të filmuara dhe një zbulim që do të nxirrte në dritë një histori të rëndë abuzimi brenda familjes. Viktimë është një vajzë vetëm 12 vjeçe, ndërsa personat e dyshuar janë dy njerëz të rrethit të saj të afërt familjar.

Një histori tronditëse, viktimë e së cilës është një e mitur, u zbulua tri ditë më parë në Tiranë. Një vajzë 12 vjeçe rezulton se pa dëshirën e saj detyrohej të kryente marrëdhënie me djalin e hallës së saj, 29-vjeçar.

Historia bëhet edhe më e rëndë, kur hetimet zbuluan se me të miturën, kryente marrëdhënie lezbike edhe tezja e saj 32-vjeçare.

Dyshimet për rastin lindën pasi në telefonin e të miturës u zbuluan pamje tronditëse të filmuara gjatë akteve seksuale të kryera edhe online nga kushëriri dhe tezja e saj.

Drejtuesit e shkollës njoftuan menjëherë psikologen dhe më pas policinë. Në praninë e prindërve dhe të një psikologeje, vajza ka dhënë shpjegimet dhe ka rrëfyer detajet tronditëse të marrëdhënies me djalin e hallës dhe tezen e saj.

Burime policore njoftuan se menjëherë më pas kanë arrestuar shtetasin K.B, 29 vjeç, i dyshuar për marrëdhënie seksuale me të mitur, incest dhe pornografi. Për të njëjtat akuza është vënë në pranga D.S 32 vjeçe, tezja e vajzës.

Burimet policore thanë se prindërit e vajzës përjetuan një gjendje të rënduar kur mësuan çfarë kishte ndodhur me të bijën.

Ndërsa, e mitura është duke u trajtuar me psikolog, pasi gjendja e saj është e rënduar. Videot intime të vajzës janë prova më e fortë, edhe pse kushëriri i saj është përpjekur të shfajësohet duke thënë që ka kryer marrëdhënie me 12-vjeçaren me pëlqimin e kësaj të fundit.

Video

SHISH “fshin” Vlora Hysenin nga historiku zyrtar

I shënoi kush u largua nga salla! ???? Pamjet nga OKB-ja tregojnë zyrtarë të delegacionit izraelit duke kaluar nga një tavolinë te tjetra dhe duke evidentuar delegacionet që u larguan nga salla gjatë fjalimit të Benjamin Netanyahu-t. Dhjetëra delegacione u larguan sapo kryeministri izraelit mori fjalën, duke lënë pas shumë vende bosh në sallën e Asamblesë së Përgjithshme.

Skandali po kthehet në biznes, “radarët” e Vlora Hysenit përfundojnë në bluza

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news