Kronika 2026-09-16 11:24:03 Nga VNA

Gjyqi në Hagë/ Trupi gjykues: Të paktën 385 persona u arrestuan ilegalisht, qindra u torturuan dhe u trajtuan mizorisht

Ndaje në Whatsapp

Gjyqi në Hagë/ Trupi gjykues: Të paktën 385 persona u

Trupi gjykues në Hagë ka konstatuar se Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) arriti të vërtetojë përtej dyshimit të arsyeshëm kryerjen e krimit të luftës të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ndaj së paku 385 personave.

Gjatë shpalljes së konstatimeve në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, gjykatësi Charles Smith deklaroi se në 14 komuna persona të lidhur me UÇK-në kishin ndërmarrë veprime për heqjen e lirisë së 385 personave që nuk merrnin pjesë në luftime.

Trupi gjykues konstatoi gjithashtu se 348 persona ishin trajtuar mizorisht, ndërsa 308 ishin torturuar. Sipas gjykatës, të ndaluarit ishin mbajtur në kushte çnjerëzore, në ndërtesa të ndryshme, përfshirë shkolla dhe stalla, pa shtroja, ujë dhe ushqim të mjaftueshëm.

Sipas konstatimeve të paraqitura nga Smith, shumë prej të ndaluarve ishin rrahur brutalisht, disa deri në atë masë sa nuk mund të qëndronin në këmbë, ndërsa disa kishin humbur jetën si pasojë e dhunës. Të ndaluarve u ishin shkaktuar gjithashtu vuajtje psikologjike.

Gjykata konstatoi se në qendra të ndryshme ndalimi në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë ishin krijuar dhe mbajtur kushte çnjerëzore. Smith tha se të ndaluarit ishin goditur me shkelma, qytat e armëve dhe mjete të tjera, ndërsa disa prej tyre kishin pësuar pasoja afatgjata nga keqtrajtimi.

Video

SHISH “fshin” Vlora Hysenin nga historiku zyrtar

I shënoi kush u largua nga salla! ???? Pamjet nga OKB-ja tregojnë zyrtarë të delegacionit izraelit duke kaluar nga një tavolinë te tjetra dhe duke evidentuar delegacionet që u larguan nga salla gjatë fjalimit të Benjamin Netanyahu-t. Dhjetëra delegacione u larguan sapo kryeministri izraelit mori fjalën, duke lënë pas shumë vende bosh në sallën e Asamblesë së Përgjithshme.

Skandali po kthehet në biznes, “radarët” e Vlora Hysenit përfundojnë në bluza

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news