
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj ish-presidentit Ilir Meta, duke rrëzuar kërkesën e tij për zbutjen e masës.
Kreu i Partisë së Lirisë kishte kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë, por kërkesa nuk është pranuar nga GJKKO.
Ndërkohë, një ditë më parë, Metës iu pranua kërkesa që gjatë seancave gjyqësore të mos qëndrojë në kafazin e qelqtë, por pranë avokatit të tij mbrojtës.
Çështja e qëndrimit në kafazin e qelqtë ka qenë më herët objekt diskutimi edhe në Apelin e Posaçëm, ku gjyqtarja Saida Dollani kishte lejuar Metën të dilte prej tij. GJKKO, nga ana tjetër, e kishte refuzuar më parë një kërkesë të tillë.






















