Kronika 2026-09-15 11:44:00 Nga VNA

Ish-bashkëshorti i plagosi me drapër të atin/ Rrëfimi tronditës i gruas në Roskovec: Më ka kërcënuar dhe përdhunuar

Ndaje në Whatsapp

Ish-bashkëshorti i plagosi me drapër të atin/ Rrëfimi

Një ngjarje e rëndë u regjistrua një ditë më parë në Roskovec, ku një 52-vjeçar dyshohet se shkeli urdhrin e mbrojtjes dhe shkoi në banesën e ish-bashkëshortes së tij, ku plagosi me drapër babanë e saj.

Pas ngjarjes, Merita Gremaj ka rrëfyer përjetimet e saj, duke folur për dhunën që pretendon se ka pësuar dhe gjendjen e rënduar psikologjike në të cilën ndodhet.

“Jam shumë, shumë e ngarkuar dhe kam nevojë urgjentisht për psikolog. Më ka dhunuar, më ka përdhunuar nga të gjitha anët. Nuk mundesha më, nuk lëvizja dot. Vetëm më kërcënonte. Çdo minutë: ‘Do të vras! Do të vras!’”, u shpreh Gremaj.

Dëshmia e saj vjen pas episodit të dhunshëm në Roskovec, ndërsa 52-vjeçari kishte ndaj tij një urdhër mbrojtjeje që e ndalonte t’i afrohej ish-bashkëshortes.

Video

SHISH “fshin” Vlora Hysenin nga historiku zyrtar

I shënoi kush u largua nga salla! ???? Pamjet nga OKB-ja tregojnë zyrtarë të delegacionit izraelit duke kaluar nga një tavolinë te tjetra dhe duke evidentuar delegacionet që u larguan nga salla gjatë fjalimit të Benjamin Netanyahu-t. Dhjetëra delegacione u larguan sapo kryeministri izraelit mori fjalën, duke lënë pas shumë vende bosh në sallën e Asamblesë së Përgjithshme.

Skandali po kthehet në biznes, “radarët” e Vlora Hysenit përfundojnë në bluza

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news