Kronika 2026-09-17 08:39:39 Nga VNA

Falsifikimi i dokumenteve të pronësisë në Seman, arrestohen ish-kreu i Kadastrës së Fierit dhe biznesmeni Hasko

Ndaje në Whatsapp
Falsifikimi i dokumenteve të pronësisë në Seman, arrestohen

Ish-drejtuesi i Kadastrës së Fierit, Ertis Shehu, dhe biznesmeni Kastriot Hasko janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Fierit, në kuadër të një hetimi për falsifikimin e dyshuar të dokumenteve të pronësisë në zonën e Semanit.

Urdhër-arrestet u ekzekutuan mbrëmjen e së mërkurës në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe verifikime nga organi i akuzës.

Çështja dyshohet se u referua në atë kohë edhe në SPAK, por ende nuk ka informacion zyrtar nëse Prokuroria e Posaçme nisi hetim apo çfarë vendimi mori për kallëzimin.

Paralelisht, hetimet u zhvilluan nga Prokuroria e Fierit, e cila pas verifikimeve urdhëroi arrestimin e Shehut dhe Haskos. Autoritetet po vijojnë punën për dokumentimin e plotë të rastit dhe përcaktimin e përgjegjësive të personave të përfshirë.

Video

SHISH “fshin” Vlora Hysenin nga historiku zyrtar

I shënoi kush u largua nga salla! ???? Pamjet nga OKB-ja tregojnë zyrtarë të delegacionit izraelit duke kaluar nga një tavolinë te tjetra dhe duke evidentuar delegacionet që u larguan nga salla gjatë fjalimit të Benjamin Netanyahu-t. Dhjetëra delegacione u larguan sapo kryeministri izraelit mori fjalën, duke lënë pas shumë vende bosh në sallën e Asamblesë së Përgjithshme.

Skandali po kthehet në biznes, “radarët” e Vlora Hysenit përfundojnë në bluza

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news