Kronika 2026-09-17 13:31:35 Nga VNA

Sherr me thika në Sarandë: Plagosen dy vëllezër, tre të rinj përfundojnë në pranga

Ndaje në Whatsapp

Sherr me thika në Sarandë: Plagosen dy vëllezër, tre të

Tre të rinj janë arrestuar nga Policia e Sarandës pas një konflikti të dhunshëm, ku mbetën të plagosur me mjete prerëse dy vëllezër. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 22:35, në lagjen nr. 1 të qytetit.

Sipas Policisë, konflikti dyshohet se ka nisur për motive të dobëta. Gjatë përplasjes, dy vëllezërit M. Sh., 20 vjeç dhe E. Sh., 25 vjeç, janë goditur me mjete prerëse dhe kanë mbetur të plagosur. Ata ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Pas ngjarjes, policia ka identifikuar dhe arrestuar në flagrancë K. A., 22 vjeç, A. S., 19 vjeç dhe E. B., 19 vjeç, të tre banues në Sarandë. Sipas autoriteteve, ata dyshohet se kanë vepruar në bashkëpunim gjatë konfliktit.

Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Video

SHISH “fshin” Vlora Hysenin nga historiku zyrtar

I shënoi kush u largua nga salla! ???? Pamjet nga OKB-ja tregojnë zyrtarë të delegacionit izraelit duke kaluar nga një tavolinë te tjetra dhe duke evidentuar delegacionet që u larguan nga salla gjatë fjalimit të Benjamin Netanyahu-t. Dhjetëra delegacione u larguan sapo kryeministri izraelit mori fjalën, duke lënë pas shumë vende bosh në sallën e Asamblesë së Përgjithshme.

Skandali po kthehet në biznes, “radarët” e Vlora Hysenit përfundojnë në bluza

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Forgotten Stories

More news